Divorci i prindërve dhe varfëria çon në vetëvrasje 13-vjeçaren
Një vajzë 13 vjeçe ka vrarë veten dje në qytetin e Vlorës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:00 të paradites, në zonën e Plazhit të Vjetër, ku vajza e mitur jetonte me të atin. Policia lokale njoftoi se vajza e vogël është gjetur e vdekur në tualetin e banesës, e varur me një peshqir. Të afërm të fëmijës që humbi jetën thanë se ajo jetonte vetëm me të atin, pas divorcit të prindërve. M.Hodaj, e cila kishte braktisur shkollën për shkak të papunësisë ekonomike, jetonte me të atin në ambientet e ish-kabinave të pushimit, në Plazhin e Vjetër.
Sipas policisë, vajza kishte qenë vetëm në shtëpi kur kishte kryer aktin e vetëvrasjes. Ajo ka përfituar nga largimi i babait dhe ka vënë në zbatim një plan, që, sipas ekspertëve të policisë, ishte menduar mirë më parë. Vajza ka shkuar në banjë, ku me anë të një karrigeje ka arritur të lidhë një peshqir të madh në një tub që kalonte në një lartësi rreth 2 metra nga dyshemeja. M.Hodaj ka përdredhur më pas njërën anë të peshqirit rreth qafës dhe më pas ka shtyrë karrigen me këmbë, duke kryer aktin që në gjuhën e kriminalistëve quhet "vetëvrasje klasike".
Ekspertët mjekoligjorë që bënë autopsinë e trupit të vogëlushes konfirmuan se vdekja e saj kishte ardhur nga mungesa e ajrit, për shkak të shtrëngimit në fyt me një peshqir.
Lidhur me shkaqet që e çuan fëmijën në këtë vendim fatal, policia ka renditur dy pista kryesore. Së pari, policia ka vlerësuar si shkak të vetëvrasjes divorcin e prindërve të 13-vjeçares M.Hodaj. Sipas të afërmve, vajza e ndiente shumë mungesën e nënës, e cila jetonte larg saj. Një tjetër arsye që mund të ketë çuar vajzën drejt vetëvrasjes është edhe gjendja ekonomike në të cilën ajo jetonte. M.Hodaj ishte detyruar të linte shkollën për shkak të pamundësisë ekonomike, ndërkohë që banesa ku jetonte me të atin ishte në kushte të mjerueshme.