Divorci, më 14 maj vendoset kujdestaria e djalit
TIRANE - Shtyhet edhe për një muaj dita e "përgji-gjes" se cili nga anëtarët e çiftit të famshëm, Inva Mula-Pirro çako, do të ketë kujdestarinë e djalit, pas divorcit mes tyre. Gjykata e Tiranës shtyu dje për në datën 14 maj 2010 seancën kur djali i mitur do të pyetet në lidhje me kujdestarinë. Vendimi për shtyrjen ka qenë në mbështetje të kërkesës së mbrojtësve ligjorë të sopranos Mula në proces. Mbrojtësit i kanë bërë me dije gjykatës se i mituri ndodhej jashtë vendit. "Kërkojmë shtyrje seance, me qëllim që të realizohen pyetjet e fëmijës A. çako në periudhën që ai do të jetë vetë personalisht në Shqipëri, pasi nuk mund të shkëputet dot nga procesi mësimor", kërkuan mbroj-tësit e sopranos Mula. Në seancën e djeshme nuk ishin prezentë as mbrojtësit ligjorë të kantautorit çako. Në seancën e parafundit të këtij procesi, gjykata caktoi tre psikologë në shërbim të procesit. Psikologët do të jenë të pranishëm në pyetjen e të miturit, se me kë nga prindërit do të qëndrojë pas divorcit të tyre. ar.ba