Dixhitalizimi, Pollo: Masa për ruajtjen e të dhënave personale
Shqiperia dixhitale eshte nje nga prioritete e qeverise, por synimi eshte garantimi dhe ruajtaja e te dhenave personale. Komisioneri per Mbrojtjen e te Dhenave Personale konstatoi se vendi yne garanton jeten private të shtetasve.
“Shërbimet e reja dhe modelet e reja të biznesit sjellin risqe të reja
të privatësisë dhe të sigurisë. Do përmendja rrjetet shoqërore si
Facebook, tashmë pjesë e realiteti shqiptar sidomos tek të rinjtë. Ato
nga njëra anë risin përfitimet nga mënyrat e reja të komunikimit, por
nga ana tjetër risin shqetësimin për privatësinë e përdoruesve të tyre
të cilët vendosin informacion personal online dhe kjo nuk mund të jetë
jashtë vëmendjes sonë. Parimi kryesor i ligjit për mbrojtjen e të
dhënave është të përpunojmë të dhëna personale duke marrë masa të tilla
sigurie që këto të dhëna të mos rrezikohen. Në këtë drejtim duhet t’i
shohim sfidat e njohjes së këtyre të dhënave në një kontekst më të gjerë
të lidhur me infrastrukturën e komunikimeve dhe të informacionit” tha
ministri i shtetit Genc Pollo.
e drejta për respektimin e jetës private në thelbin e saj duhet t’i
sigurojë individit një hapësirë brenda së cilës ai do të mund të
zhvillonte dhe plotësonte në mënyrë të pavarur personalitetin e tij.
Këtu përfshihet edhe zhvillimi apo ruajta deri në një farë mase të
caktuar e marrëdhenieve me njerëzit e tjerë. Pra, respektimi i jetës
private kërkon në parim mosndërhyrjen në vendimet që merr vetë individi
rreth mënyrës së jetës së tij” tha Flora çabej, komisionere per
Mbrojtjen e te Dhenave Personale.
Qeveria shqiptare ka pershtatur legjislacionin e saj, edhe ate ne fushen
penale per ruajtjen dhe garantimin e te dhenave personale dhe jetes
private te shtetasve nga abuzimet.
Denada Shkodrani
< I mëparshmi