Kriza, Lohan: Të rikthehet demokracia funksionale
Kryetari i delegacionit te Komisionit Europian ne Tirane, Helmut Lohan deklaroi per mediat se ne Shqiperi nevojitet te rikthehet demokracia parlamentare funksionale sidomos ne kohen tha ai qe Brukseli po pergatit oponionin per vendin tone. “është koha t’i jepet fund stanjacionit politik në Shqipëri. Këtu nevojitet të kthehet sa më parë demokracia parlamentare funksionale. Siç e dini Komisioni Europian po përgatit opinionin përsa i përket statusit kandidat për Shqipërinë, por çdo zgjatje e situatës aktuale politike do të dëmtojë objektivin e përgatitjes së opinionit. Me do të mirëpresim hapat që do të ndërmerren për zgjidhjen e kësaj çështjeje sa më parë” tha Lohan.
Nderkohe ministrja e Integrimit Majlinda Bregu e cila sebashku me
ambasadorin Lohan ishte e pranishme ne forumin e trete rajonal te
Ballkanit perendimor per bashkepunimin nderkufitar, leshoi akuza per
qendrimin e Partise Socialiste ndaj ceshtjes se kredencialeve te
delegacionit shqiptar ne Asamblene e Keshillit te Europes.
“Unë besoj se edhe shqiptarët e tjerë në këto vite te zhvillimit dhe të
ndërtimit të demokracisë kanë menduar dhe kanë marrë mesazhe,
pavarësisht nga cila anë e politikës, vetëm për të qenë pjesë e Evropës.
Asnjëherë nuk ka patur ndonjë forcë politikë përgjatë këtyre viteve
përveç këtij rasti një mesazh drejtuar Evropës për të dalë jashtë
Europës. Ky ishte jo vetëm çudi, por ishte turpi më i madh që ka ndodhur
gjatë këtyre viteve nga përfaqësues të politikës shqiptare. Sigurisht
që kjo retorikë e ftesës për opozitën jo vetëm nga qeveria shqiptare, jo
vetëm nga politikanët e mazhorancës, por nga të gjithë ndërkombëtarët,
bojkoti nuk sjell asnjë dobi përveçse i bën dëm vendit dhe që diskutimi
dhe zgjidhja e problemeve bëhet në parlament” tha Bregu.
< I mëparshmi