Kufijtë detarë me Greqinë, Godo: NATO të ndërhyjë me ekspertë
Pas kthimit nga Kushtetuesj, sipas historianit Sabri Godo, pakti i ri detar me Greqinë, duhet të hartohet nën asistencën e NATO-s. Për të kjo strukturë ndërkombëtare e paanshme mund të arrijë në marrëveshje të re , të pakontestueshme të kufirit detar mes dy shteteve. “Që asnjëra nga palët të mos dilte e pakënaqur nga kjo tratativë, atëhere më mirë të thirrej një arbitrim i huaj. Ka institucione që merren me problemet e lundrimeve detare, të kufijve detarë, etj. Një lloj gjykimi, një lloj ndërhyrjeje nga ana e tyre do të na çlironte di ne ashtu dhe palën greke nga ky debat për kufirin” tha Godo.
Duke e quajtur si një vendim plotësiht të drejtë atë të marrë nga
gjykata Kushtetuese pak ditë më parë, Godo shprehet se marrëveshja
ekzistuese kishte shumë paqartësi të cilat duhet të eleminohen gjatë
rinegocimit. “Unë nuk e kam pasur ndonjëherë plotësisht të qartë. Duket sikur pikë
referimi është marrë një ishull ku banojnë disa njerëz, por është një
ishull që nuk një qeverisje vendore. Nuk është as komunë, as bashki. Nuk
është një vend i urbanizuar. Duhej doemos të merrej toka kontinentale
si pikënisje për matjen” tha Godo.
Godo deklaron se shteti helen po tejkalon kompetencat e tij duke
ndërhyrë dhe në cështjet e brendshme shqiptare, gjë e cila vërtetohet
dhe nga reagimi i zv/ ministrit Drutsas.“Shpeshherë kur ndonjë funksionar i ministrisë së Jashtme greke merr
përsipër rolin të na tregojë çfarë duhet të bëjmë apo çfarë nuk duhet të
bëjmë. Duket qartë se kanë qenë të interesuar si për njërën ashtu edhe
për tjetrën” tha Godo.
Por një gjë është e qartë sipas politikanit Godo, që presidenti këtë
herë nuk duhet anashkaluar.
Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e enjte , 28 janar 2010 )
< I mëparshmi