PS: Berisha të hapë kutitë
Partia Socialiste ne dy konferenca per shtyp I kerkoi kryeministrit Berisha hapjen e kutive dhe denoncoi dhunen qe sipas saj policia ka perdorur nda protestuesve ne Orikum. "Në krye të këtyre 7 muajve, mbushur me sulm e diversion ndaj opozitës, i kujtojmë Sali Berishës se deri në momentin që ai për një herë të vetme në karierën e tij politike, do të bëhet BURRë SHTETI e do të bindet se duhet t’i hapë rrugë hetimit të plotë e të pakushtëzuar të zgjedhjeve të 28 Qershorit, bojkoti dhe protestat popullore të Partisë Socialiste nuk do ndërpriten për asnjë çast, ashtu sikurse nuk do të ndërpritet mandati i askujt prej deputetëve të saj" tha Klosi.
"Dje, disa qindra banorë të Orikumit
vijuan protestën e radhës në kundërshtim të ligjit Nr.10 208, datë
23.12.2009 “Për një shtesë në ligjin nr. 8053, datë 21.12.1995 “Për
kalimin në pronësi, pa shpërblim, të tokës bujqësore”. Në vend që të
dëgjojnë zërin e njerëzve që po u grabitet toka njerëz të veshur me
pushtet në Tiranë dhe në Vlorë dërguan policinë e shtetit për t’iu
kundërvënë me dhunë protestës paqësore, duke sjellë në kujtesë
konfrontimet e tetorit të vitit të kaluar me banorët e Orikumit dhe
skenat e turpshme të kësaj policie, e cila për interesat e një klani që
ka uzurpuar pushtetin prangos dhe përgjak një komunitet të tërë të
pambrojtur" tha Toçi.
< I mëparshmi