“Djajtë” gabojnë, Arsenali mbijeton
Mançester Junaitid hodhi një hap të gabuar në “Old Traford”, duke barazuar 2-2 në shtëpi me Porton, ndërkohë që dhe Arsenali barazoi 1-1 në Spanjë me Vilarealin vendas. Porto arriti të çajë mbrojtjen e thyeshme të Mançester Junaitid, teksa portugezët u shfaqën në fillim të lojës shumë agresivë. Hoze Raul Moreles pa një dalje të gabuar nga porta të Edvin va nder Sari e Kristian Roderiguez devijoi me kokë, duke e shënuar pa kaluar katër minuta lojë. Sulmuesi i njohur i Mançester Junaitid, Uejni Runi barazoi rezultatin në minutën e 15-të, pasi shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes së Portos. Bruno Alves tentoi ta kthente topin te portieri Helton, por Runi u tregua më i shpejtë. Golin e fitores e shënoi argjentinasi Tevez, vetëm shtatë pasi kishte hyrë në lojë në vend të Skolsit. Karlos Tevez realizoi në minutën e 85-të. Kur duhej edhe një minutë nga përfundimi i kohës së rregullt, Mariano i çoi shifrat në 2-2 në minutën e 89-të.
Arsenali vuajti nga një “shok” i shpejtë në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Vilarealit një “El Madrigal” fantastik. Heroi i Spanjës në Euro 2008, Markos Sena realizoi me anë të një kryevepre prej 30 metrash vetëm nëntë minuta nga fillimi i lojës, duke u dhënë avantazhin formacionit të tij, Vilarealit. Gjërat për Arsenalin shkuan akoma më keq, kur portieri i Manuel Almunia u dëmtua pas 25 minutash lojë, pas një përplasje me Xhuzepe Rosin. Lukash Fabianski zëvendësoi Almunia, duke bërë kështu paraqitjen e tij të dytë në Ligën e Kampioneve, por u fut shumë shpejt në aksion me dy pritje të mrekullueshme, së pari ndaj Senës e më pas nga Kapdevilës. Gjërat për Arsenalin shkuan akoma më keq, kur ish-kapiteni Uliam Gallas u dëmtua përpara përfundimit të pjesës së dytë. Togolezi Emanuel Adebajor barazoi me një tjetër gol klasi në minutën e 66-të, kur topin e largët të Sesk Fabregas e kontrolloi fillimisht me gjoks, me pas realizoi me një roveshjatë të mrekullueshme.
8 Prill 2009