Lindsi Lohan sërish singëll
Lindsi Lohan tashmë ka bërë të ditur se historia e dashurisë me partneren Samanta Ronson ka marrë fund. Në një intervistë për “E!News’ ajo u shpreh: “Menduam të ndaheshin për një periudhë kohe, në mënyrë që të kem mundësi të përqëndrohem tek vetja. “Familja e Samit është e sigurt se mes tyre gjithçka ka marrë fund tashmë. Tani duhet t’i japin gjithë mbështetjen Samantës, që të ruajë një distancë nga Lohan”,- është shprehur një mik i Ronson. Një burim i afërt me të ka shtuar: “Lindsi po përpiqet ta përdorë këtë situatë në favorin e saj, por është Sam ajo që e la dhe jo e kundërta. Ndërkohë Lohan këto ditë është shprehur se ishte pikërisht Ronson ajo që e kishte tradhëtuar vazhdimisht: “Ma theve zemrën. Tani po iki. Të kam deshur shumë!”- shkruante Lohan në faqen zyrtare të internetit.
8 Prill 2009