Djajtë kundër Ekseterit

19/01/2005 Pas një barazimi të turpshëm në “Old Traford”, skuadra e Mançester Junajtid duket se do të ketë në dispozicion gjithë kartat më të rëndësishme për t’u ndeshur me Ekseterin në takimin e kthimit të Kupës FA. As Sir Aleks Ferguson edhe as lojtarët e tij nuk mund të pajtohen kurrësesi një rezultat i tillë do të përsëritej gjatë takimit me skuadrën inferiore angleze. “Nuk ka shumë rëndësi se ku do të zhvillohet ndeshja në Ekseter apo në Mançester, ka thënë Ferguson. Në letër ne gjithmonë duhet të arrijmë patjetër fitoren e këtyre ndeshjeve. Sidoqoftë unë premtoj se ditën e sotme do të shihni një tjetër Mançester Junajtid nga ç’keni parë deri tani. Jam duke përgatitur ndërtimin e një skuadre shumë të fortë fizikisht dhe teknikisht. Prandaj le të shpresojmë se do të arrijmë që të marrrim rezultatin e dëshiruar. Nuk duhet të harrojmë për asnjë çast vendosmërinë tonë të hekurt. Ndërkohë gjëja më e rëndësishme për ne në këtë ndeshje do të jetë freskia e lojtarëve të rikthyer nga dëmtimet e pësuara”. Mbrojtësi kryesor i djajve të kuq, Rio Ferdinand duket se nuk do të jetë ende i gatshëm fizikisht për t’u aktivizuar në këtë takim. Ndërsa Geri Nevil do të rikthehet pas mungesës së tij në gjashtë ndeshje me radhë si pasojë e një sëmundjeje virale. Po ashtu Ferguson shpreson shumë që për këtë takim të ketë sa më të gatshëm edhe mëngjarashin uellsianin Rajan Gigs. “Mendoj se e kem i turpëruar disi veten në takimin e parë të zhvilluar kundër kësaj skuadre modeste, ka shtuar Ferguson. Megjithatë kemi marrë edhe kritikat e merituara për një rast të tillë, por e rëndësishme është që ne jemi ende të pranishëm në Kupën FA. Për ishte edhe një ditë e veçantë për futbollin anglez sepse kompeticioni i Kupës FA ishte shkëlqyer nga loja e jashtëzakonshme që ka zhvilluar një skuadër fare e pajnohur si Ekseteri. Trajneri i tyre, Aleks Ingellthorp është sjellur me një dinjitet të madh dhe pavarësisht nga eksperienca e tij, mendoj se ka treguar një përgatitje interesante në krye të skuadrës. Më habiste se për ata euforia nuk ekzistonte aspak. Arritën ta menaxhonin lojën me shumë qetësi dhe pas ndeshjes treguan shumë nga emancipimi i tyre. Ne kësaj radhe presim një tip tjetër loje, por edhe një tjetër Mançester Junajtid. Nuk e di nëse Ekseteri do të jetë në gjendje për t’u përballur me forcën e duhur kundër nesh. Do të ishte e çuditshme nëse ata do të triumfonin në Kupën FA”.