Djala: Ndreu do të qëndrojë te Kastrioti
Presidenti i Kastriotit, Artan Djala, bëri të ditur se Ramazan Ndreu do të vazhdojë punën në krye të skuadrës. Drejtuesi më i lartë i klubit krutan nuk e ka pranuar dorëheqjen e trajnerit, pas humbjes përballë Skënderbeut me rezultatin 3-2. “Për aq kohë sa do të jem në krye të skuadrës, Ndreu do të vazhdojë punën si trajner. Nuk e kam pranuar dorëheqjen e tij dhe së bashku do të punojmë që të sigurojmë mbijetesën”, deklaroi Djala. Të hënën skuadra krutane pritet të zhvillojë një analizë pas humbjes që e zbriti në “zonën e ftohtë”. Për të qenë sa më transparent, presidenti ka vendosur që e pranishme të jetë edhe një përfaqësi nga tifozët. Ndërkohë, përjashtimet e Pemës dhe Arifajt erdhën sepse lojtarët kërkuan të luanin në formacion dhe nuk pranuan të hynin në fushë si zëvendësues.
#