E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia kercenon Sirine pas sulmit ne kufi

Turqia protestoi ashpër ndaj Sirisë, pasi forcat ushtarake hapën zjarr në kufirin midis dy vendeve, duke shënjestruar një grup prej dhjetëra rebelësh që po përpiqej të kalonte në territorin turk. Si pasoje e perleshjeve nje person humbi jeten ndersa dhjetra te tjere mbeten te plagosur . Dhuna vjen vetem nje dite para se te hyje armpushimi I vendosur nga Kombet e Bashkuara . Në një deklaratë, Ankaraja zyrtare kërkoi të hënën që delegacioni ndërmjetësues i OKB-së të kërkojë që veprime të tilla të ndalojnë menjëherë, duke paralajmëruar për masa të paspecifikuara nëse kjo nuk do të ndodhë.
Përshkallëzimi i dhunës gjatë javës ka bërë që shpresat për zbatimin e një armëpushimi për të cilën OKB ka rënë dakord më parë me Sirinë të zbehen gjithmonë e më shumë. Më shumë se 50 persona humbën jetën ditën e hënë dhe të tjerë mbetën të plagosur. Turqia ka parë një rritje të mprehtë në numrin e refugjatëve që vijnë përtej kufirit javën e kaluar. Nëse armëpushimi që parashikon tërheqjen e të gjitha forcave ushtarake siriane nga qytetet kryesore në vend nuk do të zbatohet, SHBA dhe superfuqitë e tjera perëndimore kanë paralajmëruar për masa të ashpra ndaj Sirisë, por pa qartësuar se cilat do të jenë ato. OKB thotë se më shumë se 9,000 persona kanë humbur jetën që prej fillimit të kryengritjes, ndërsa qeveria e presidentit Basher Al Asad fajëson kryengritësit për vdekjen e më shumë se 2 mijë trupave ushtarake.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›