Djali i Xhindit flet për listën
Kandidati i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Anduel Xhindi, në një dalje publike është shprehur se po vazhdon rrugën e lënë përgjysmë nga babai, Fatmiri. "E kisha dëshirë të kandidoja nën siglën e Partisë Socialiste me qëllim që të vazhdoja atë rrugë të lënë gjysmë nga im atë. Dua të përfaqësoj zonën elektorale të babait tim, i cili e ka përfaqësuar atë për tri legjislatura radhazi. Dua të riçoj zërin e zonës sime në Parlamentin shqiptar, nëse do të fitoj", u shpreh publikisht 22-vjeçari Anduel Xhindi. Ai vazhdon studimet e larta për mjekësi dhe është në vitin e tretë të tyre.