Rama xhiron pjesë të spotit të fushatës në minierën e Bulqizës
Në prag të nisjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, kreu i PS-së dhe opozitës, Edi Rama, gjatë ditës së premte, është parë në një vizitë "blic" në minierën e Bulqizës. Gjatë këtij udhëtimi, kreu i PS-së nuk ka qenë i shoqëruar nga askush, madje ardhja e tij ka qenë enigmatike edhe për drejtuesit e degës së PS-së të rrethit, që nuk janë parë ta shoqëronin. Burime nga PS-ja bënë të ditur se, vizita e Ramës ka pasur lidhje me realizimin e spotit elektoral të PS-së dhe koalicionit të majtë "Aleanca për Ndryshim". "Për këtë, ai ka hyrë në nivelin e pestë të pusit nr.2, nën shoqërinë e kamerave televizive dhe shoferit të tij", thanë burimet. Sakaq në takimet me minatorët në këtë minierë gjatë realizimit të spotit televiziv në brendësi të galerive të minierës, Rama ka premtuar edhe një herë dhënien e statusit për minatorët pas fitores së të majtës në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
Bashkë me përgatitjet për fushatën elektorale, Rama ka vijuar turin në Komunën e Sheqerasit të Qarkut të Korçës. Rama, së bashku me kandidatët për deputetë të Qarkut të Korçës Blushi, Dalipi, Majko, Kodheli e Ahmetaj kanë preferuar të zhvillojnë takime në çdo rrugicë të kësaj komune, duke folur kokë më kokë me banorët e saj për problemet e tyre, por edhe për rrugëzgjidhjet që ofron PS me Programin e saj qeverisës. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe drejtuesit socialistë që e shoqëronin janë ndalur në takime spontane, duke bashkëbiseduar me banorët për Programin e ri të Partisë Socialiste, i cili ka zgjidhje dhe ide të reja për ndryshimin thelbësor të jetës dhe punës në fshat. "Asgjë nuk është e pamundur nëse ne jemi të gjithë bashkë. Ne besojmë se nuk është e pamundur që ne të ulim koston e prodhimit, që ne t‘ua japim naftën pa akcizë, që ne t‘ju mbështetim për farërat, për plehrat, për pesticidet, që ne t‘ju qëndrojmë pranë dhe t‘ju garantojmë rrugët e nxjerrjes së prodhimit në treg, që ne t‘ju mbrojmë nga konkurrenca e pandershme dhe e padrejtë dhe që ne t‘ju japim krahët që ju kanë munguar deri sot, për të vrapuar drejt një të ardhmeje që me patjetër do të jetë e ndryshme nga e sotmja", deklaroi Rama.