E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliaj: Ne në pushtet, luftojmë varfërinë

Lëvizja G99 zhvilloi një takim me të rinj të njësisë nr.2 në Tiranë, të cilëve u ka shpjeguar arsyen se pse kjo forcë politike është fokusuar në tri çështje kryesore, punësimin rinor, votën e emigrantëve dhe arsimin. Duke folur për arsimin, Erion Veliaj u shpreh se "nuk mund të ketë zhvillim të Shqipërisë nëse ne nuk shpenzojmë më shumë nga buxheti ynë për të zbatuar

politika më efikase në arsim". Veliaj shpjegoi se pas zgjedhjeve të 28 qershorit, buxheti për arsimin do të rritet dhe do të shkojë në 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. "Unë jam rritur në një familje pa mundësi ekonomike dhe ime më, vendosi që

familja jonë të sakrifikonte gjithçka vetëm që unë të arsimohesha ashtu siç duhet. Dhe besoj se ky ishte vendimi më i drejtë. Po ashtu si familjet e zakonshme, edhe familja jonë shqiptare duhet të shpenzojë më shumë për arsimin, pasi vetëm kështu do të mund të luftojmë varfërinë", u shpreh lideri i G99.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›