Leskaj: Jo Shqipëri me dy standarde
Kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj, deklaroi dje se Partia Socialiste është e angazhuar për një politikë që respekton të drejtat njerëzore. Leskaj mori pjesë në Kongresin e Komunitetit Egjiptian, ku shprehu angazhimin për një politikë që nuk pranon dy Shqipëri. "Në Bashkimin Evropian s‘mund të ketë dy Shqipëri miqtë e mi të dashur. Nuk mund të ketë një Shqipëri për qeveritarët dhe një Shqipëri për popullin", u shpreh ajo. Sipas Leskajt nuk mund të ketë një Shqipëri për shqiptarët dhe një Shqipëri për grupet e tjera. "Nuk mund të ketë një Shqipëri në qytet dhe një Shqipëri në fshat. Ne jemi të angazhuar seriozisht që të ndërtojmë një Shqipëri për të gjithë, ku të gjithë të gëzojnë të drejtat e tyre të barabarta", theksoi Leskaj.