Djali i pastrueses kërcënoi drejtorin egjiptian
30/04/2009 Zbardhet enigma, 27-vjeçari kishte gjetur numrin e gruas të drejtorit dhe e kërcënonte
Lulëzim Maksiti kërkonte 90 mijë euro shpërblim për ti lënë të qetë
TIRANE- Pas dy muaj hetimesh intensive më së fundi Prokuroria e Krimeve të Rënda ka arrestuar në banesën e tij shtetasin 27-vjeçar Lulëzim Makisti, i cili dyshohet si autori kryesor i kanosjes së egjiptianit Ehad Shukri Sad që është drejtuesi ekzekutiv i bankës Union Islamik Bank në Tiranë. Mësohet se personi i arrestuar është djali i shtetases Esma Makisti, e cila nga verifikimet e specialistëve të Krimeve të Rënda ka rezultuar se është pastruesja e banesës së drejtorit të bankës islamike. Burime pranë organit të akuzës thanë se djali i saj Lulëzim Makisti kishte mundur të merrte nga telefoni i së ëmës, numrin e bashkëshortes së egjiptianit, e cila sipas burimeve e kontaktonte disa herë zonjën për të pastruar shtëpinë. Identifikimi i autorit ka ardhur nëpërmjet përcaktimit të vendit nga është dërguar sms-ja kërcënuese.
Plani i kërcënimit
Pas vëzhgimit të terrenit nga agjentët e policisë është konstatuar se në atë zonë jeton me shtëpi pastruesja e banesës së egjiptianëve të kanosur, Esma Makisti. Lidhur me këtë konstatim dyshimet e prokurorëve dhe policisë janë shtuar mbi shtetasen e mësipërme dhe anëtarët e tjerë të familjes së saj. Mësohet se për ta Prokuroria ka kërkuar autorizim përgjimi nga gjykata. Nëpërmjet një numri të regjistruar me identitet të rremë, 27-vjeçari Makisti i ka dërguar zonjës Almara Read Sad disa mesazhe kërcënuese, ku nga përmbajtja e tyre vihej re se autori i kërkonte familjes egjiptiane 90 mijë euro. Më tej Lulëzim Makisti shtonte se në rast se kërkesa e tij nuk do të merrej parasysh, atëherë bashkëshortja dhe vajza e drejtorit të Bankës Islamike do të vriteshin. Mirëpo ëndrra e tij për të shtënë në dorë shumën e parave të kërkuar nuk ka zgjatur shumë, pasi të ndodhur përballë këtij fakti burrë e grua, ata kanë denoncuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, specialistët e të cilës menjëherë kanë regjistruar procedimin. Hetimi i ngjarjes shfaqte vështirësi pasi shumica e të dhënave ishin publikuar një ditë më parë në media. Autori kishte shkëputur çdo kontakt si dhe në të njëjtën kohë ai kishte fikur edhe numrin e telefonit. Të ndodhur përballë kësaj situate prokurorët kanë urdhëruar agjentët e policisë të kryejnë ndjekjen operative të personave që dyshoheshin si autorët e kësaj kanosjeje. Pas disa kohë hetime dhe mbledhje informacioni në rrugë operative në datën 26 prill prokuroria ka kërkuar në gjykatë masën e “Arrestit në burg” për shtetasin Lulëzim Makisti si dhe në të njëjtën kohë ka marrë nën hetim nënën e tij Esma Makisti. Pas ndalimit nga policia nënë dhe bir ata kanë mohuar autorësinë e ngjarjes, por prokurorët kanë fakte të qarta që provojnë implikimin e tyre në këtë ngjarje. Aktualisht Esma Makisti është lënë e lirë, ndërsa djali i saj do të akuzohet për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” në bashkëpunim.
Hetimet e Prokurorisë për kërcënimin
Katër të tjerë u morën në pyetje për ngjarjen
Lidhur me këtë çështje janë marrë në pyetje edhe katër persona të tjerë, ku mësohet se njëri prej tyre është shoferi personal i drejtuesit të filialit të bankës Union Islamik Bank. Prokurorët thanë se secili prej tyre nuk ka dhënë detaje konkrete që mund të ndihmonin procesin hetimor. Ndërkohë që gjatë kohës kur ndodhi ngjarja policia ka marrë masa për mbrojtjen e familjes së zyrtarit egjiptian, duke vënë patrulla në mbrojtje të banesës së tij. Burimet policore bënë të ditur se në mbrojtje të kësaj familjeje ishin vënë edhe agjentë civilë, të cilët vëzhgonin 24 orë pa ndërprerje banesën e çiftit egjiptian që ndodhet në rrugën “Muhamet Gjollesha” pranë stadiumit “Selmas Stërmasi”. Pritet që në ditët në vazhdim specialistët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të hedhin sa më shumë dritë mbi rolin e dyshimtë të nënës së autorit të ngjarjes, e cila aktualisht është marrë nën hetim.