E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Edi Rama dogji fondin për strehimin"

30/04/2009  Partia Demokratike ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës se me vendimet e tij po shkatërron kryeqytetin. Zëdhënësi i grupit parlamentar demokrat Aldo Bumçi ka deklaruar se kryebashkiaku Rama ka djegur fondet për strehimin dhe konsideroi si të vonuar projektin e rehabilitimit të bllokut 51 në kryeqytet nga Bashkia e Tiranës. “Zoti Rama duhet t’u japë llogari banorëve të zonës 51 pse projekti i rikonstruksionit të bllokut nuk u realizua në vitin 2008, siç ishte planifikuar, por fillon pikërisht tani”, - ka thënë ai. Bumçi u shpreh se Rama ka realizuar gjatë vitit 2008 vetëm 57% të investimeve të parashikuara, çka do të thotë se punën e një viti e kryen për dy vjet. “Për cilin transformim flet zoti Rama, kur ka djegur në vitin 2008 fondin për strehimin? Trashëgimia e zotit Rama për qytetin e Tiranës është ajo e kryeqytetit të vetëm të Evropës popullsia e të cilit vetëm u dyfishua, sipërfaqja e të cilit vetëm u dyfishua, dhe kjo ndodhi pa një plan rregullues”, - deklaroi zëdhënësi i deputetëve demokratë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›