E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djali i vjedh babait 50 mijë USD

Të ka baba çun! Ky është teksti i një kënge popullore, por jo për të gjithë baballarët. Një prej tyre, Osman H., ka denoncuar të birin në polici, pasi dyshohet se i ka vjedhur rreth 50 mijë USD dhe është larguar në drejtim të paditur. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Dashnor H., i cili nuk është i panjohur për policinë, pasi ka qenë edhe më parë i arrestuar për vjedhje. Sipas të dhënave hetimore, ngjarja ka ndodhur në Shkozë, ku 63-vjeçari ka denoncuar se në shtëpi, rreth orës 01.30 të mëngjesit i kishin vjedhur rreth 50 mijë USD. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë së Komisariatit Nr. 1, të cilat kanë zbuluar se autori i vjedhjes ishte pikërisht djali i të dëmtuarit. Ai është shpallur në kërkim, megjithëse deri në orët e vona të mbrëmjes nuk është mundësuar kapja e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›