Superbankieri anglez lajmëron valë të dytë krize
Michael Geoghegan, drejtori ekzekutiv i HSBC, një prej bankave më të mëdha të botës, beson se do të ketë një valë të re rënieje ekonomike gjatë muajve të ardhshëm dhe thotë se kjo bindje e ka shtyrë të pezullojë planet e veta për zgjerimin e aktivitetit, njoftoi dje "Financial Times".
"A është kjo një rimëkëmbje në formën e germës V apo është më shumë Ë?" pyeti Geoghegan gazetarin gjatë një interviste. Besoj se është e dyta. Për këtë arsye kemi vendosur të tregohemi të kujdesshëm dhe nuk dua që të shtojmë aktivitetin për sa kohë nuk kemi parë shenja të qarta rimëkëmbjeje", tha ai. Në gjuhën e ekonomistëve, një rimëkëmbje me formën V nënkupton një grafik që paraqet rënie të shpejtë të ekonomisë dhe rimëkëmbje po aq të shpejtë. Por sipas shefit të HSBC, pas rimëkëmbjes paraprake bota mund të vuajë edhe një rënie tjetër.
Ekspertë të tjerë besojnë se përpjekja aktuale e qeverive të vendeve të zhvilluara për t‘u tërhequr shpejt nga stimujt financiarë, mund të sjellë valën e dytë të krizës. Qeveritë dhe bankat qendrore synojnë të rikuperojnë shpenzimet e tepërta në mënyrë që të mos shkaktojnë kushtet për inflacion. Sipas tyre, tërheqja tepër e shpejtë do të sjellë një valë të dytë krize ndërsa nëse tërhiqen tepër vonë, stimujt do të shkaktojnë inflacion, gjë që do të hedhë themelet për transformimin e krizës aktuale në një stanjacion të gjatë.