EPISODET E TREGUARA NGA COLI DJE Në GJYKATë
VRASJA E TAN SALLAKUT
Pas tentativës së vrasjes së Sallakut, Luli mori vesh nga policia që ishte zbuluar fotografia e Gerit ose e Denisit te makina "BMW" dhe filloi të ruhej dhe të rrinte mbyllur te shtëpia e Plarentit. Ndërsa Klodi rrinte te shtëpia e tij në Spitallë dhe nuk dilte. Gjatë kësaj kohe, unë lëvizja lirshëm duke shkuar edhe në shtëpinë time, si dhe tek Plarenti. Pas një jave, Dash Sallaku dhe Marsel Sotiri, i cili ishte shoku i ngushtë i Dashit, si dhe Arjan Paja, i cili kishte ardhur nga Italia, pasi e kishte thirrur Marseli për këtë rast, filluan të lëviznin nëpër Durrës për të qëlluar Lulin. Ata po i ruanin dhe ishin vendosur rreth shtëpisë së Plarentit. Një nga këto ditë doli Redi, vëllai i Plarentit nga shtëpia rreth mesditës, ndërkohë unë isha te shtëpia me Plarentin, Lulin dhe familjarët e tyre. Redi shkoi te shtëpia në ndërtim e Lulit, e cila është afër me shtëpinë e Plarentit, për të kontrolluar punimet dhe në momentin që po kthehej në shtëpi, afër hyrjes së pallatit i afrohet duke e gjuajtur me pistoletë Arjan Paja. Në këtë moment, Redi ishte afër hyrjes dhe vrapon i përkulur dhe futet brenda shtëpisë e shpëton pa u goditur. Sa u fut në shtëpi, në dritaren e shtëpisë që shihte nga rruga u qëllua me kallash. Nga plumbat nuk u plagos asnjë. Ne nuk dolëm nga shtëpia dhe pak më vonë erdhi policia, bëri veprimet dhe na pyeti kush qëlloi, por ne nuk treguam gjë dhe policia u largua. Unë pas gjysmë ore u largova për në shtëpinë time. Të nesërmen, Luli dhe Plarenti shkuan në Spitallë dhe u takuan me Klodin, ku i treguan ngjarjen dhe pas dy ditësh shkuan dhe u vendosën te shtëpia e dajës së Lulit në Shkozet. Mbas disa ditësh mua më thirri Luli për të çuar qenin Pitbull të tij, të cilin pasi e mora te shtëpia që kishte Luli me qira e çova në Shkozet. Aty kur shkova gjeta Lulin, Plarentin, Ilir Xhungën, Klod Saliun dhe dy djem nga Elbasani që nuk i kam njohur në atë kohë, pasi kam ndenjur jo më shumë se 5 minuta. Aty, ata ndenjën rreth 3 ose 4 ditë dhe mora vesh që kishin në plan për të vrarë Marsel Sotirin, pasi ky ishte më i fuqishëm se Dritan Sallaku dhe kishte rrjet më të madh shoqëror dhe ia kishin frikën atij. Gjatë kësaj kohe nuk e realizuan dot goditjen e Marselit dhe shkuan për të qëndruar te shtëpia e gjyshit të Lulit, në kodrën e Rrashbullit. Kjo ishte një shtëpi njëkatëshe me oborr, në të cilin kishte pemë të mbjella dhe më duket se kishte dy dhoma dhe një kuzhinë.
Tentativa për vrasjen e Marsel Sotirit
Pas dy ose tri ditësh, te shtëpia në Rrashbull filloi të mblidhej gjithë shoqëria e Lulit. Atje erdhën Plarenti, Ilir Xhunga, Klodian Saliu dhe Ermir Dervishi, si dhe unë. Aty flitej sesi do të organizonin vrasjen e Marselit. Dua të sqaroj se Marseli punonte në doganën e Tiranës dhe për lëvizjen e tij na jepte informacion kunati i R.Dervishti, me emrin Gazi. Për të kontrolluar lëvizjet e Marselit kur vinte në drejtim të Durrësit kishim lënë Julian Meçen në Maminas, i cili do të lajmëronte në telefon celular për mbërritjen e Marselit. Ditën e ngjarjes në mëngjes, më thërret Luli në telefon. Rreth mesditës mori në telefon Juli dhe foli me Lulin, ku i tregoi se po vinte Marseli. Atëherë Luli na tha: "Hajdeni shpejt se po vjen". Lulzim Berisha, Klodian Saliu, Plarent Dervishi dhe Ilir Xhunga hipën në makinë. Në automobilin që hipi Luli ishin një paruke, më duket me ngjyrë të zezë dhe tri kapele sportive me strehë të gjata para. Ata u nisën para meje dhe u shkëputen nga unë. Pashë pozicionin ku kishte ndaluar "Golfi". Unë ika në shtëpi, ndërsa ata qëndruan atje. Po atë ditë unë mora vesh se ishin vrarë Viron Curri dhe Arjan Paja, ndërsa Marseli ishte plagosur dhe e kishin çuar në spital në Tiranë. Pas dy ditësh jemi takuar përsëri te shtëpia e Plarentit, ku kemi qenë unë, Plarenti, Luli, Iliri dhe Klodi. Aty filluam të diskutonim rreth ngjarjes. Unë mësova se ata kishin qëlluar të katërt dhe Iliri tha në bisedë se, "desha të kthehem t‘i gjuaj përsëri Marselit, por vura re se dera e makinës ishte e hapur dhe Marseli ishte në pozicion të shtrirë dhe kujtova se ai kishte vdekur".
Si u plagosa me të fejuarën
Një ditë nga fillimi ose mesi i nëntorit të vitit 1998, nuk më kujtohet data e saktë, unë dola me të fejuarën time, R.T. Ne dolëm për darkë dhe shkuam te një restorant. Pasi mbaruam së ngrëni rreth orës 21.30, u nisa për të çuar të fejuarën te shtëpia e saj. Unë ndalova makinën "Lancia" në kryqëzimin te fusha e druve me drejtim për nga furra e bukës. Kisha rreth 5 minuta që po bisedoja me R. brenda në makinë dhe makinën e kisha të ndezur. Në këtë moment unë vura re se përballë me makinën time kishte ndaluar një makinë tip "Benz" i bardhë 240, e cila më lëshoi dritat e gjata dhe ishte rreth 10 metra larg meje. Unë nuk i kushtova vëmendje. Në momentin që "Benzi" lëshoi dritat e gjata, u nis në drejtimin tim dhe kur ishte 2 apo 3 m afër meje, nga ana ime vura re se shoferi ishte me kapuç, por nuk e kishte fytyrën të mbuluar. Unë e pashë si siluetë dhe ai ishte i dobët, i imët. Në këtë çast unë pashë te xhami i pasmë nga prapa shoferit një grykë arme që nxirrte flakë dhe më qëlluan. Unë menjëherë u shtriva në sedilje nga ana e R. dhe disa plumba më kapën te gishtat e dorës së majtë, në krahun e majtë, te këmba e majtë dhe te vithet. Një plumb më kapi te zorra e trashë. "Benzi" i bardhë nuk ndaloi fare. Ai kur më qëlloi mua ngadalësoi shpejtësinë dhe pasi u qëllova, iku në drejtim të shtëpisë së shtetasit Erjon Lame. Unë vura re se R. ishte plagosur në krahun e djathtë. Erdhi policia dhe na çoi në spital. Në spital kam qëndruar rreth 20 ditë në Durrës, te kirurgjia e vjetër. Në kohën që isha në spital, mua më erdhi dhe më takoi nusja e Lulit. Aty erdhi e më takoi Luli, Klodi, Iliri dhe Plarenti. Deri në atë moment, unë nuk e dija se kush më kishte qëlluar me saktësi, vetëm dyshoja te grupi i Marselit. Pas rreth një muaji unë bisedova me Lulin, Plarentin, Klodin dhe Ilirin dhe ata më thanë që ty të ka qëlluar Erjon Lame dhe një person që e thërrasin "Bance", por e quajnë A.Selishta.