RENEA kap ish-policin pas dy orësh negocime
Pas dy orësh negociime, RENEA ka mundur të vendosë në pranga një ish-punonjës policie të kërkuar që prej 12 vjetësh për një vrasje në Tiranë. Duke njohur edhe teknikat e policisë, i kërkuari Besnik Visha ka rezistuar për një kohë të gjatë në "arratisje", duke u shpëtuar edhe gjashtë operacioneve të policisë për kapjen e tij. Ai akuzohet për vrasjen e Refik Domit, më 10 prill të vitit 1997.
Sipas të dhënave nga policia, pas informacioneve të marra nga strukturat e sektorit të operacioneve speciale të Drejtorisë së Tiranës dhe Komisariatit të Policisë Nr. 5, me pjesëmarrjen e forcave RENEA u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit policor të koduar "Darka jashtë", për kapjen e të kërkuarit Besnik Vath Visha, 37 vjeç, banues në Tiranë.
Operacioni për kapjen e tij, u organizua në fshatin Zgur të Komunës Zall-Bastar dhe falë rrethimit të vendit ku fshihej dhe negociatave të realizuara nga forcat speciale RENEA, u bë i mundur arrestimi i tij.
Ky person është i dënuar me vendim të datës 29 qershor të vitit 2001 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila i ka dhënë dënimin me 12 vjet burg, për veprat penale të "vrasjes me dashje" dhe të "armëmbajtjes pa leje". I kërkuari, më datë 10 prill të vitit 1997, ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta shtetasin Refik Domi, ngjarje e kjo e ndodhur në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.
Në momentin e arrestimit, të sipërcituarit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe një krehër me fishekë. "Theksojmë se ky person është ndjekur me masa kërkimi që nga viti 2001 dhe për kapjen e tij janë organizuar shumë operacione policore, të cilat kanë dështuar, për shkak të terrenit të vështirë. Ky shtetas ka lëvizur i armatosur në fshatra të ndryshëm të Komunës Zall Bastar, duke rënduar situatën e rendit në këtë komunë", deklaroi policia.
Nga ana tjetër, forcat RENEA bënë të ditur se dy net më parë u mor informacion për vendndodhjen e tij dhe menjëherë u morën masat për izolimin e zonës. Sipas të dhënave, që pas vrasjes, ai kishte shkuar me banim në fshatin Zgur, që ndodhet në kufi me Burrelin. Atje jetonte me gruan dhe djalin e tij, afër banesës së të afërmve të bashkëshortes.
Madje, deri ditën e djeshme, ishin realizuar gjashtë operacione për kapjen e tij, por në asnjë nuk ishte mundësuar kapja e objektivit. Katër nga këto operacione ishin realizuar nga RENEA, ndërsa dy të tjerë nga policia.
Mëngjesin e djeshëm, policia kishte rrethuar banesën, ku ndodhej bashkëshortja e ish-punonjësit të policisë dhe vetë i kërkuari. Ndërsa djali i tyre ndodhej te daja i tij. Në ato momente, Visha ka vënë re specialët dhe ka kërkuar që të mos afroheshin, pasi ishte i armatosur, si dhe do të shpërthente një granatë. Këtu policia është detyruar që të negociojë me të për dy orë, duke qenë se brenda ndodhej edhe gruaja e tij. Pas një sërë tentativash, ai ka pranuar të vetëdorëzohet, duke hedhur armët dhe duke dalë jashtë. Policia e mori me urgjencë dhe e transportoi drejt Tiranës, duke realizuar arrestimin e tij. Ndërkaq, policia tha se gjatë kësaj kohe ai fshihej në fshat, si dhe shfrytëzonte të njohurit.