Gjobë djalit të biznesmenit, pranga adoleshentit të kërkuar
Arrestohet nga policia e kryeqytetit një i kërkuar për gjobëvënie. Burime specialistët e seksionit të kërkimit kryen ndalimin e 19-vjeçarit Genc Harusha, lindur në Tropojë, dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për "vjedhje me dhunë". Sipas policisë, ndalimi i këtij personi u krye në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për ekzekutimin e Vendimit Penal, nr. 3599, të datës 18 korrik 2008, të Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, e cila e ka dënuar me 495 ditë burg, për veprat penale të "shtrëngimit me anë të kanosjes, ose dhunës, për dhënie pasurie". Ngjarja për të cilën akuzohet adoleshenti i arrestuar ndodhi në vitin 2008 kur Genc Harusha bashkë me moshatarin e tij, Liridon Frroku, i vunë gjobë një të riu. I dëmtuari Xhejnis Plasa denoncoi në polici së Harusha bashkë me Frrokun, duke ditur se i dëmtuari ishte djali i pronarit të një supermarketi në kryeqytet, kërkuan prej tij një shumë prej 1 milion lekë përndryshe do t‘i merrnin jetën. Menjëherë pas denoncimit, policia arrestoi autorët e gjobëvënies, të cilët u lanë të lirë nga gjykata. Kjo e fundit vendosi më pas dënimin e tyre, por Harusha ishte larguar nga banesa ndërsa dje policia bëri ekzekutimin e gjykatës.
Sipas dëshmisë së 18-vjeçarit Plasa, gjobëvënësit ishin banorë të lagjes pranë minibashkisë nr. 1 dhe Shkollës së Baletit në rrugën "Mihal Grameno". I dëmtuari ka pohuar se Genc Harusha dhe të tjerët në mënyrë të vazhdueshme i kishin kërkuar atij para në shuma të vogla parash. Ai nuk pranonte të jepte dhe për këtë arsye, të rinjtë ia merrnin paratë duke e dhunuar. Si përfundim i kanë kërkuar 1 milion lekë, duke e kërcënuar se do e vrisnin nëse nuk paguante. Babai i Xhejnis Plasës ishte tregtar, ndërsa vetë 18-vjeçari njihej si djalë i urtë në lagje. Kaq duket se ka mjaftuar për ta kthyer atë në shënjestër përfitimi të dy bashkëmoshatarëve. Edhe pse të vegjël në moshë, Genc Harusha, dhe Liridon Frroku kanë ideuar plane si "gangsterët" e mëdhenj. Pas kërkesës, me anë të dhunës dhe kërcënimeve, ata kanë mundur të bindnin moshatarin e tyre t‘u dorëzojë një milion lekë. Megjithëse, këtu është ndërtuar edhe operacioni i policisë, duke faktuar çdo dyshim për dy të rinjtë. Madje, për Liridon Frrokun, gjykata ka dhënë edhe vendimin për vjedhje me dhunë, ndërsa të arrestuarin e djeshëm e ka dënuar vetëm për gjobëvënie.
Sipas policisë, zbulimi erdhi, pasi Plasa u zbulua duke marrë paratë e babait. Në momentin që Xhejnis Plasa po tentonte të merrte paratë e familjes së tij është diktuar nga babai, i cili ka vënë alarmin. Insistimi i babait se cila ishte arsyeja që po merrte shumën e parave ka detyruar 18-vjeçarin të tregojë për gjobën që i kishin vënë dy moshatarët më të fortë se ai. Menjëherë tregtari ka vënë në dijeni policinë, e cila nisi hetimet. Specialistëve të seksionit të lirisë së personit në bashkëpunim me seksionin e policimit në komunitet të Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë, u janë dashur rreth katër ditë për të kryer kapjen e Harushës dhe Frrokut. Më pas, ata u lanë të ndiqen penalisht në gjendje të lirë, por kur u dha vendimi për ta, arritën deri dje që t‘i shmangen arrestimit.