Fier, radhë në zyrat e gjendjes civile
Radhë të gjata në sportelet e gjendjes civile. Shkak për këtë konfuzion është bërë një urdhër i lëshuar nga drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve Fier, që i detyron të gjithë banorët e Fierit të pajisen me një vërtetim nga rajonet për numrin e frymëve (pjesëtarëve të familjes) që ata disponojnë, pasi sipas tij numri që ai ka të arkivuar nga vitet e mëparshme është fiktiv. Ky urdhër ka ardhur pas ankesave të shumta të banorëve të Fierit për faturime aforfe dhe apriori nga kjo ndërmarrje, duke shtuar fiktivisht numrin e frymëve. "Nuk është normale, pasi ne në këto kushte nuk mund të punojmë. Kërkesat janë të shumta dhe shpeshherë të papërballueshme. Duhet gjetur një zgjidhje nga ana e ujësjellësit, pasi nuk mund të kryesh një sërë vërtetimesh në të njëjtën kohë dhe të bllokosh dhe punën e gjendjeve civile për lëshimin e certifikatave", ka thënë kreu i rajonit nr. 1 për Bashkinë e Fierit, Andrea Pando.
Banorët e Fierit nxitojnë t‘i kenë sa më parë në dorë këto vërtetime për të shmangur një tjetër faturim fiktiv për muajin në vazhdim. Ndërkohë, nga ana e Ndërmarrjes së Ujësjellësit duket se nuk do të ketë lëshim më në lidhje me këtë urdhër, pasi sipas kreut të kësaj ndërmarrjeje, kjo është mënyra e vetme për të shmangur faturimet fiktive dhe pretendimet e konsumatorëve.
Ma.Tr.