E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largohet kreu i degës së Tatim-Taksave

Largohet nga detyra kreu i degës së Tatim-Taksave në Korçë, Ilir Frashëri. Që nga dita e hënë, Frashëri është zëvendësuar nga një punonjës i kësaj dege, Bujar Voci, i cili më parë ka mbajtur postin e shefit të kontrollit te tatimorët e Korçës. Pas një periudhe më shumë se 4-vjeçare në drejtimin e degës së Tatim-Taksave në Korçë, Frashëri largohet nga kjo detyrë, duke qëndruar në një detyrë të thjeshtë po në degën e Tatim-Taksave të këtij rrethi. Mësohet se largimi i Frashërit ka ardhur për shkak të mosrealizimit të të ardhurave tatimore. Por, në një deklarim të tij disa ditë më parë, Frashëri bëri të ditur se gjatë dy muajve të fundit të ardhurat e degës tatimore që drejton janë realizuar për dy muajt e fundit rreth 100%. Burime nga tatimorët e Korçës thanë se largimi i Frashërit është përfolur gjatë, për arsye të mosrealizimit të të ardhurave disa muaj më parë dhe sidomos në periudhën e fushatës zgjedhore.

Ju.Dh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›