Djali monstër, vret nënën dhe babain me sëpatë, pranon pas 11 orësh në pyetje
Tri ditë që endej lart e poshtë në shtëpinë e të vëllait, por pa i dëgjuar një fjalë, ndërsa fjala e përhapur në fshat për zhdukjen edhe të kunatës së tij nuk kanë sjellë asnjë rezultat. Askush që prej datës 18 shtator nuk kishte dëgjuar e as kishte parë më me sy Aliun dhe bashkëshorten e tij, Gjyzen, e si për çudi, as djali i tyre i madh, Shkëlzeni, nuk e dinte, në dukje, se nga bëheshin prindërit e tij. Një gjë e tillë ka detyruar Ismail Halilin, vëllain e banorit të zhdukur që prej ditësh në fshatin Shullaz në Kurbin, t’i drejtohet policisë për gjetjen e të vëllait. Kjo e fundit që nuk la njeri pa marrë në pyetje e vend pa kërkuar, mëngjesin e djeshëm, pas disa kërkimesh të imtësishme bazuar në dyshimet e specialistëve të Sektorit të Krimeve kanë zbuluar trupat pa jetë të Ali dhe Gjyze Halilit në gropën e ujërave të zeza prapa shtëpisë së tyre. Si i dyshuar kryesor për vrasjen e dy bashkëshortëve policia ka marrë djalin e viktimave, Shkëlzen Halilin.
Në fakt, burime nga policia e Lezhës kanë pohuar një ditë më parë se personi që dyshohet se ka vrarë dhe më pas varrosur prindërit e vet është shoqëruar mbrëmjen e së shtunës në komisariat, ku është marrë në pyetje në lidhje me zhdukjen në rrethana misterioze të 62-vjeçarit Ali Halili dhe mamasë së tij, 57-vjeçares Gjyze Halili, por që djali ka mohuar të ketë dijeni, madje dhe vetë është shprehur i shqetësuar dhe ka kërkuar ndihmën e forcave të Rendit. Ndërkohë, hetimet intensive në lidhje me këtë ngjarje nga ana e policisë, si dhe dëshmitë e banorëve më të afërt të familjes Halili, kanë nxjerrë në pah se djali i viktimave, Shkëlzeni, kishte tre vjet që ishte kthyer nga emigracioni nga Italia dhe se gjatë kësaj kohe ishte dëgjuar shpesh të grindej ashpër me prindërit e tij. Me gjithë alibitë që djali i madh i familjes Halili i ka nxjerrë policisë lidhur me zhdukjen e prindërve të tij, një gjë e tillë nuk i ka penguar aspak specialistët e krimeve për ta marrë si të dyshuarin kryesor në vrasjen e prindërve të tij pas gjetjes së trupave të tyre në pusetën e shtëpisë. Megjithatë, të dhëna zyrtare nga policia e Lezhës thanë se pavarësisht shoqërimit të djalit ku pritet të rimerret në pyetje, ekspertët po punojnë ende për sqarimin e rrethanave, si dhe për identifikimin e autorit përgjegjës të kësaj ngjarjeje.
Zhdukja
Një vrasje e dyfishtë ka tronditur banorët e fshatit Shullaz të Kurbinit, kur burrë e grua janë gjetur të vdekur në gropën e ujërave të zeza pas shtëpisë së tyre.
Zanafilla e gjithë historisë daton që më 18 shtator, kur vëllai i kryefamiljarit të gjetur të vdekur, Ismail Halili ka denoncuar në polici se Aliu 62-vjeçar dhe gruaja e tij, Gjyzja, 57 vjeçe, nuk janë në shtëpi e as në ndonjë vend tjetër të paralajmëruar tek dikush. Që nga ky moment, policia ka filluar hetimet duke marrë në pyetje të afërm të familjes Aliu, e për më tepër, edhe të birin e viktimave, Shkëlzen Halilin, i cili banonte në të njëjtën shtëpi me ta. Ky i fundit është lënë i lirë mëngjesin e së dielës, pasi para hetuesve ka pohuar se nuk kishte asnjë dijeni për zhdukjen në rrethana misterioze të prindërve të tij, madje dhe vetë ishte në merak për ta. Ndërkohë, policia ka filluar të mbledhë dëshmi të tjera lidhur me të shkuarën,
ndërsa nuk do të hiqte asnjëherë dorë nga kërkimi në fshat. Derisa, pas një kontrolli të imtësishëm bërë në banesën e kryefamiljarit që kërkohej, u bë e mundur gjetja e dy trupave pa jetë në një gropë të ujërave të zeza që ndodhet në afërsi të banesës së viktimave.
Shkëlzen Halili / I dyshuari kryesor për vrasjen
Sipas dyshimeve të ekspertëve të policisë, i dyshuari kryesor për vrasjen e bashkëshortëve është djali i tyre, Shkëlzen Halili. Ky i fundit është arrestuar menjëherë një ditë më parë pas gjetjes së dy trupave të varrosur në gropën e ujërave të zeza. Burime nga policia lokale kanë thënë se dëshmitë e të afërmeve të tjerë të familjes tregojnë se Shkëlzeni kishte tre vjet që ishte kthyer nga Italia. Sipas tyre, ai kishte pasur shpeshherë depresion mendor dhe konflikte me prindërit e tij, gjë e cila nuk është mohuar as nga fqinjët më të afërt të të ndjerëve. Me gjithë këto, burime nga policia janë shprehur se djali i dyshuar si autor i zhdukjes dhe vrasjes së prindërve të tij do të rimerret në pyetje për të sqaruar dhe qëndrimin e tij të parë. Ndërkohë, qëndrimi zyrtar i policisë së Lezhës lidhur me këtë çështje është se ekspertët e saj po punojnë për sqarimin e rrethanave, si dhe për identifikimin e autorit përgjegjës të kësaj ngjarjeje.
Vëllai / Denoncon zhdukjen e Aliut
Ngjarja është konfirmuar edhe nga burime zyrtare të policisë së Lezhës, sipas të cilave, rreth orës 11:40 të së
dielës, në fshatin Fushë–Milot, janë gjetur në një pusetë të ujërave të zeza pas banesës së tyre që ndodhet në këtë fshat, Ali Halili 62 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Gjyze Halili, 57 vjeçe. Sipas policisë, të dy bashkëshortët më datë 18 të këtij muaji kanë qenë shpallur si të humbur nga ana e policisë, pas një denoncimi të bërë nga ana e vëllait të viktimës, Ismail Halili, i cili duke parë mungesën e të vëllait së bashku me bashkëshorten e tij në shtëpi, ka lajmëruar policinë. Pas kësaj, nga ana e saj policia ka filluar hetimet duke marrë në pyetje familjarët dhe të birin e viktimave, i cili banonte me ta.
Djali / Mohon të ketë dijeni për prindërit
Mbrëmjen e së shtunës Shkëlzen Halili është shoqëruar në komisariatin e policisë së Lezhës, duke e marrë në pyetje për rastin në fjalë, por që në fakt nga policia mësohet se ky i fundit ka shprehur mosdijeninë e tij për vendndodhjen e prindërve. Që nga ky moment, policia ka kërkuar ndihmë dhe nga Komuna e Fushë–Milotit, për të mundësuar gjetjen e çiftit të zhdukur në rrethana misterioze. Derisa mëngjesin e djeshëm, pas një kontrolli të bërë nga ana e forcave të rendit në banesën e kryefamiljarit Ali Halili, si dhe kontrollit të imtësishëm bërë përreth shtëpisë, u bë e mundur gjetja e tyre në një pusetë të ujërave të zeza që ndodhet në afërsi të banesës së viktimave.