Hetim noteres Çela për “shpërdorim të detyrës”, çiftit Naçollari për “mashtrim”
Prokuroria
Një notere në kryeqytet është duke u hetuar për “shpërdorim detyre”, ndërsa një çift për “mashtrim me kredi”. Ka qenë policia e Tiranës e cila i ka kërkuar dje prokurorisë së rrethit që të nisë hetimet në gjendje të lirë ndaj noteres, për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Një fakt i tillë konfirmohet edhe nga burime zyrtare të akuzës, të cilat bëjnë të ditur se hetuesit kanë marrë në shqyrtim materialin denoncues të referuar nga zyra e Antikorrupsionit në Policinë e Qarkut, në ngarkim të shtetases Margena Çela, 33 vjeçe, notere pranë Dhomës së Noterisë në Tiranë. Sipas materialit denoncues, noterja Çela dyshohet se ka përpiluar dhe nënshkruar një prokurë të posaçme, pa praninë e dy shtetasve kërkues. Specialistët e policisë, të cilët realizuan hetimet paraprake për çështjen, kanë ngritur dyshimet se mbi bazën e këtij akti janë kryer veprime të tjera noteriale si kontrata huaje dhe kontrata hipotekimi nga ana e saj. Ndërkohë që policia e kryeqytetit nisi hetimin edhe për një çift bashkëshortësh, Eduard e Alketa Naçollari, të akuzuar për veprën penale të “mashtrimit në kredi”, parashikuar nga neni 146 i Kodit Penal. Sipas burimeve zyrtare policore, këta shtetas dyshohen se kanë poseduar një kredi në Bankën Popullore Tiranë, me anë të mashtrimit në dokumentet e paraqitura. Këtë veprim dyshohet se e kanë kryer duke regjistruar në mënyrë fiktive në hipotekë objekte në pronësi të shtetasve të ndryshëm, ku dyshohet se këtë veprim e kanë kryer me synimin për të mos kthyer më kredinë e marrë në këtë bankë.