Kush dënohet nga Gjykata e Hagës, kryen dënimin edhe në Shqipëri
Marrëveshja
Shqipëria firmosi një marrëveshje me Gjykatën e Hagës, e cila e bën atë vendin e fundit evropian që zbaton dënimet e imponuara nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për ish-republikën jugosllave (ICTY), që u krijua nga Kombet e Bashkuara për të punuar me krimet më të këqija të luftës që janë bërë në Ballkan në vitet 1990.
Çdo person që është dënuar nga kjo gjykatë, tani ka të drejtë që të bëjë burgun në Shqipëri, sipas një marrëveshjeje të firmosur në Hagë, në qytetin ku ndodhet kjo strukturë. 16 vende të tjera evropiane e kanë firmosur këtë marrëveshje bashkëpunimi me ICTY që nga viti 1997. ASto janë Italia, Finlanda, Norvegjia, Suedia, Austria, Franca, Spanja, Gjermania, Danimarka, Britania e Madhe, Belgjika, Ukraina, Portugalia, Estonia, Sllovakia dhe Polonia. Deri tani janë dënuar 53 persona nga kjo gjykatë dhe ata po vuajnë dënimet e tyre në një nga këto vende, sipas marrëveshjes së firmosur më parë. Tre të tjerë po presin që të transferohen në një nga këto vende, sipas kërkesës së bërë prej tyre.