Djali në Greqi me grua e fëmijë komuna “e marton” përsëri

14/03/2005 Skandali në zyrën e gjendjes civile të Dërmënasi
FIER - Përveç falsifikimeve të ndryshme, zyrat e gjendjeve civile tani mund të të shtojnë anëtarët e familjes pa dijeninë tënde dhe skandali më i madh qëndron në faktin që mund edhe të të martojnë njëherësh me dy gra. Mund të duket e çuditshme dhe e pabesueshme por një skandal i tillë në vazhdën e skandaleve që ndodhin në zyrat e gjendjeve civile, ka ndodhur në komunën e Dërmënasit, vetëm 5 kilometra larg qytetit të Fierit.
Nevoja për të patur një çertifikatë familjare, ka bërë që Xhevahir Banaj 47 vjeç nga fshati Baltëz i Komunës së Dërmënasit, të mos u besojë syve, kur ka parë që djali i tij Fatmiri që ndodhet emigrant në Greqi të rezultonte i martuar njehëresh me dy gra. Xhevahiri u trondit aq shumë nga ky fakt saqë nuk ngurroi të pyeste në telefon të birin, nëse kishte ndonjë martesë tjetër përveç asaj me gruan legjitime Marjolën, me të cilën ka edhe një fëmijë.
Është dashur irritimi i djalit nga Greqia, që Xhevahiri të kërkojë me insistim zbardhjen e rrethanave dhe motivet se përse në regjistrat e gjendjes civile, djalit të tij i kanë shtuar një nuse të dytë.
Konstatimi, dyshimet dhe hetimi i policisë për këtë skandal tregohen për gazetën “Metropol” nga Xhevahir Banaj në një intervistë të tijën.
Kur e konstatuat këtë falsifikim në regjistrin e gjendjes civile të familjes tuaj?
Para disa ditësh mora një çertifikatë të gjendjes civile dhe u befasova nga fakti se nga 9 persona të trungut familjar që kemi,
tashmë ishin rregjistruar dhjetë.
Kush ishte "mysafirja" e paftuar?
Ishte një femër e panjohur nga të gjithë pjesëtarët e familjes sonë me emrin Eglantina Banaj e datëlindjes 14 tetor 1978, vajza e Bexhetit dhe Shqiponjës (në rregjistër figuron me mbiemrin e “martesës” Banaj) dhe figuronte si gruaja e dytë e Fatmir Banajt, djalit tim që ndodhet në Greqi me gruan dhe me vajzën e tyre 3-vjeçare.
Si vepruat më pas?
I habitur e pyeta nëpunësin aktual të gjendjes civile, (pasi na janë ndërruar 3 persona brenda 7 vjetësh) Anastas Llambro se mos ishte bërë ndonjë gabim ose ai e kishte shtuar padashje. Por jo. Ai e hapi edhe njëherë rregjistrin themeltar me numër 1-17 bazuar në vitin 1994 të komunës Dërmënas dhe më tregoi edhe mua personin e çuditshëm dhe të panjohur, Eglantina Banaj, e cila çuditërisht na ishte “gruaja “ e dytë e djalit tim. E mora menjëherë djalin në telefon dhe i çuditur edhe ai njësoj si unë më tha, se nuk njihte asnjë person me këtë emër, madje i shqetësuar më tha që ta zgjidhja menjëherë këtë punë, pasi mund të kishte probleme më pas.
Ku u interesuat më pas?
Arrita të gjej kohën kur "mysafirja" ishte regjistruar në trungun tonë familjar dhe dyshimet më të mëdha është se këtë falsifikim të ndyrë e ka bërë ish-punonjësi i gjendjes civile në Dërmënas, Ramadan Cimidhi. Me sa mësova edhe më pas, ky nuk ishte falsifikimi i parë që ka bërë ai.
A keni folur vetë me Ramadanin?
Po, dhe kur i thashë pse ma kishte bërë këtë gjë, më tha që të bëja durim se do ta rregullonte këtë punë pas zgjedhjeve. Edhe pse i thashë se po përgatitem për ta hedhur në gjyq, ai shtoi se nuk trembej pasi kishte edhe raste të tjera si unë dhe se ishte i penalizuar njëherë për të tilla gjëra.
Precedentët
Gjendja civile, ku të shton një djalë, ku një grua
Sipas Xhevahir Banajt por edhe nga hetimet e policisë dhe Prokurorisë së Fierit, në regjistrin e gjendjes civile në komunën Dërmënas kanë patur probleme edhe disa perosna të tjerë banues në fshatrat Darzezë, Hamil, Havaleas dhe Baltëza të kësaj komune. Burimet zyrtare flasin për raste si ai i Nezir Gashit kryefamiljar nga Hamili, të cilit i kishin shtuar një djalë tepër, Nazif Kocit nga fshati Baltëz, të cilit ia kishin bërë djalin nga beqar të martuar apo edhe perosna të tjerë nga Havaleas apo Darzeza që kanë patur probleme të ndryshme.
Pyetjes se nëse ka patur persona që kanë mbajtur përgjegjësi për këto falsifikime, drejtuesit aktualë të komunës përgjigjen me fjalët, se në atë kohë nuk kanë qenë në detyrë.