E Diel, 1 Nëntor 2026

Me armën e gjahut,vretë veten 57-vjeçari

14/03/2005  Shkak deperesioni, familjarët s’arritën t’i jepnin ndihmën e parë

DURRËS - Depresioni shkakton viktimën e tretë në qarkun e Durrësit, që nga fillimi i këtij viti. Një 57-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke zgjedhur vetëvrasjen për të shpëtuar nga problemet dhe vështirësitë e shumta ekonomike.

Ngjarja ka ndodhur dje në orët e para të mëngjesit, në fshatin Karpan në afërsi të Maminasit. Sipas burimeve nga policia e Qarkut Durrës, mësohet se Skënder Dervishi, i datëlindjes 1948, është gjendur i vrarë brenda në shtëpinë e tij.

Ngjarja

Viktima është gjetur i vetëvrarë nga pjesëtarët e familjes rreth orës 05.30 dhe ata kanë vënë në dijeni për këtë akt policinë ndërkohë që, grupi hetimor ka konstatuar se vdekja e 57-vjeçarit ka qenë e menjëhershme. Megjithëse familjarët dhe banorët që kanë mësuar për vrasjen, kanë bërë përpjekje ti afrojnë ndihmë, viktima nuk u ka dhënë asnjë mundësi pasi ai e kishte drejtuar armën, pikërisht në krahëror dhe shkrehja e saj e ka bërë që Dervishi të pësojë vdekjen e menjëhershme.

Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar thonë se, grupi hetimor që ka qenë në vendngjarje ka arritur në konkluzionin se, 57-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri. Në cilësinë e provës materiale, policia ka bllokuar një armë gjahu të cilin Dervishi e mbante me leje. Nga hetimet paraprake, rezulton se vetëvrasja ka qenë pasojë e ngarkesës së theksuar psikike dhe se viktima kishte shfaqur probleme të çekuilibrit mendor, edhe para se të kryente vetëvrasjen.

Vetëvrasjet

Depresioni, kryesisht për arsye ekonomike, por edhe për shkaqe të tjera, ka marrë jetën e shumë qytetarëve. Vitin e kaluar, në qarkun e Durrësit, janë regjistruar 13 vrasje si dhe 36 raste tentative për vrasje, ku një pjesë e tyre janë vetëvrasje. Në përgjithësi, është konstatuar se krimi ndaj vetes, është shkaktuar nga përdorimi i armëve të mbajtura pa leje, por ka pasur edhe raste kur kryesisht femrat, kanë zgjedhur përdorimin e vetëhelmimit me fostoksinë, apo dhe me kimikate të ndryshme bujqësore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›