E Hënë, 2 Nëntor 2026

Të mirat e helioterapisë

04/03/2005  Speciale masazhi dhe mirëqenia e trupit

Helioterapia është shkenca mjekësore që merret me ekspozimin në diell si shërim; e praktikuar në të kaluarën nga romakët, terapia me diell është përhapur gjerësisht në fillim të këtij shekulli dhe në dhjetëvjeçarët e fundit është mundësuar studimi i hollësishëm i veprimeve biologjike, që shkaktohen nga dy rrezet kryesore të diellit, domethënë, infra të kuqeve dhe ultravjollcë.

Të parat janë kalorike, përndryshe, nuk janë përgjegjëse për veprimin nxehës të trupit; ndërsa ultravjollcat, duke depërtuar në thellësi të indeve deri brenda qelizave, janë përgjegjëse për veprimin nxitës të proceseve metabolike.

Të shohim tani patologjitë që mund të përfitojnë nga veprimi i rrezeve të diellit. Depresioni, sepse rrezet e diellit veprojnë te neurotransemtuesit e trurit, siç vepron edhe serotonina, që ngre humorin.

Shqetësimet e kyçeve, sepse dielli ka veti anti-inflamatore, duke rritur edhe prodhimin e vitaminës D dhe mundëson grumbullimin dhe qëndrimin e kalciumit në kocka.

Njollat e çelëta në lëkurë, të cilat shkaktohen nga mungesa e malaninës. Ekspozimi në diell duhet të jetë i shkallë-shkallshëm dhe të bëhet në orët më pak të nxehta të ditës.

Aknet, sepse rrezet diellore kanë veti antibakteriale dhe anti-inflamatore, të dobishme për të luftuar të gjitha format e akneve.

Diabeti, sepse rrezet ultravjollcë nxisin formimin e insulinës, duke ndihmuar në pakësimin e sasisë së glukozës në gjak. Por, ama duhet të tregohet shumë kujdes! Sepse në rast të formave të avancuara të diabetit, stimulimi i pankreasit mund të jetë i dëmshëm për vetë sëmundjen.

Rakitizmi, sepse helioterapia nxit shndërrimin e provitaminës D në vitaminë D, e nevojshme për të forcuar kockat dhe për të parandaluar sëmundjen.

Shqetësimet e qarkullimit të gjakut, sepse një shëtitje në diell, në rërën e nxehtë dhe në shkëmbinj, përmirëson qarkullimin dhe u bën mirë këmbëve e shputave.

Helioterapia nuk këshillohet në këto raste:

Hipertiroide, sepse rrezet ultravjollcë nxisin në mënyrë jo të drejtpërdrejtë të gjitha gjëndrat me sekrecion të brendshëm të prodhojnë hormone, duke shkaktuar në këtë mënyrë shqetësime si takikardia ose të fiktit.

Sëmundje të rënda që të dobësojnë, sepse nxehja e trupit mund të shkaktojë hipotensionin. Dobësim të venave kapilare dhe variçeve, sepse hollimi i tyre që nxitet nga nxehtësia, rëndon më tepër procesin varikoz.

Dhe në fund, një ekspozim tepër i zgjatur në dritën e diellit mund të shkaktojë ngërçe nga të nxehtit, tifo dhe shqetësime në sy.

"Karikimi" me anë të diellit

Dalja në diell duhet të jetë e shkallë-shkallshme, sepse nxehtësia që përçon drita në trupin tonë mund të jetë e tepruar, duke shkaktuar atë që, në mjekësinë tradicionale kineze, quhet "sëmundja e vapës".

Për këtë mjekësi, dy parimet e natyrës, Yin dhe Yang, janë baza e çdo elementi të krijimit, katër stinët rregullojnë shfaqjen ciklike të të dy energjive. Për të qenë sa më i shëndetshëm, njeriu duhet të jetë në harmoni me këto energji dhe, ndërsa në vjeshtë e dimër "ngjizet" dhe "zhvillohet" Yin-i (femërorja, ruajtja, grumbullimi, brendësimi, errësira), në pranverë dhe verë "lindet" dhe rritet Yang-u (mashkullorja, zbavitja, zgjerimi, drita). Pikërisht, stina e verës është çasti i "Yang-ut two Yang-ut", domethënë, shprehja maksimale e mundshme e "zjarrit", e përfaqësuar në mënyrë analogjike në trup nga zemra, "dielli" i trupit të njeriut. Pikërisht zjarri, i karakterizuar në mënyrë klimatike nga nxehtësia diellore e verës, nëse nga një anë nxeh dhe prodhon shndërrime psikologjike dhe trupore (për kinezët ushqen organin zemër) nga ana tjetër, kur është me tepri, dobëson dhe humbet aftësitë mbrojtëse të trupit, duke u bërë në këtë mënyrë "e dëmshme".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›