E Hënë, 2 Nëntor 2026

Histori e re dashurie për Renée

04/03/2005  Renée Zellweger ka gjetur një dashuri të re, pasi ka mbyllur hesapet shtatorin e shkuar me liderin e grupit White Stripes, Jack White. "Zonja Bridget Jones" duket se ka ndërmend të hapë një kapitull të ri me një tjetër muzikant: irlandezin Damien Rice. Në fakt, ka gjasa që këta të dy i kanë parë të shoqërohen bashkë për do kohë, duke u shfaqur me të vërtetë të lumtur. Duket, madje, dhe se Renée, mysafire e Damienit në Dublin, ka vendosur të blejë një shtëpi aty afër. Në fakt, të dy (e vërtetuar nga ata që i njohin mirë) kanë të përbashkët dashurinë për muzikën dhe që të dy janë njerëz “të thellë”. Kohët e fundit, aktorja 35-vjeçare është rrëfyer se nuk e kishte kapërcyer ende fundin e historisë së saj me Jack White: “Kur në jetën tënde hyn një njeri i veçantë, mbetet një boshllëk…”, dhe këtë e kishte thënë pikërisht në lidhje me këtë. Kot nuk thonë, "plumbi me plumb del"...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›