Masazhi me gur të nxehtë
04/03/2005 "Hot Stone Massage"
Dija e lashtë e gurëve
Masazhi është një nga terapitë më të lashta për të shëruar sëmundjet e trupit dhe të mendjes: është thuajse instinktiv te njeriu refleksi për të ushtruar presion atje ku dhemb. Përdorimi i gurëve është i lashtë sa vetë koha: ata përdoreshin për të diagnostikuar sëmundjet, si ogur i mirë në ceremonira dhe si mbajtës të fuqive magjike. Pas një kohe obskurantizmi të vërtetë nga mjekësia zyrtare, shumë terapi të lashta kanë fituar sot një dinjitet të ri dhe bëjnë kureshtarë përherë e më tepër shumë pacientë.
Risia e fundit më e madhe në fermat e bukurisë më të famshme amerikane është stone terapy, terapia e gurit, e përdorur sidomos si teknikë masazhi.
Të njohura qysh më parë nga indigjenët e Amerikës, sumerët dhe egjiptianët, aftësitë terapeutike të gurëve janë të panumërta: nga dhimbja e kokës që shërohet me kuarc deri te ametisti, i përdorur për të arritur një gjendje shpirtërore më të epërme.
Aftësitë terapeutike të nxehtësisë
Në Hot Stone Massage përdoren gurët vullkanikë, balltikë, të shtretërve të lumit Arizona, të Gangut, të Italisë dhe të Francës.
Koncepti bazë në të cilin mbështetet terapia e materialeve të tilla është shkëmbimi i nxehtësisë. Gurët e lëmuar mirë janë në gjendje të ruajnë më gjatë nxehtësinë dhe t’ia rikthejnë trupit me të cilin bien në kontakt. Zakonisht, përdoren të shoqëruar me vajra të veçantë për shqetësimin që duhet shëruar; aftësia e gurëve të ndryshëm për të lëshuar nxehtësi përcakton thithjen minimale ose maksimale të substancës.
Ekzistojnë 2 lloj masazhesh me gurë: të ftohtë dhe të nxehtë
Në masazhin e nxehtë përdoren gurë llave me forma, përmasa dhe peshë të ndryshme: duhet të përdoren mundësisht me duar (por herë-herë përdoren shumë më të mëdhenj për të shëruar pjesë më të mëdha të trupit të pacientit).
Gurët lumorë ngrohen në ujë, në temperaturën 65–70 gradë; përdoret fillimisht vaji në pjesën që duhet masazhuar, merren gurët, thahen dhe fillon vendosja e tyre me dorë, duke bërë edhe një shtypje mesatare. Kur gurët të fillojnë të ftohen, duhen zëvendësuar me të tjerë të nxehtë.
Nga pikëpamja fizike, të mirat që mund të merren nga kjo metodë, janë:
1.Shkrifërimi i muskujve
2.Lehtësimi i peshës dhe ngarkesës së gjithë shtyllës kurrizore
3.Shkrirja e grumbullimeve limfatike dhe përmirësimi i qarkullimit të lëngjeve
4.Përmirësimi i qarkullimit të arterieve
5.Zhbllokimi i ndërrimeve metabolike brenda trupit
6.ǒintoksikimi i trupit
7.Përmirësimi i lëvizjeve të kyçeve
8.Qetësimi i indeve të ngrira
9.Përmirësimi i qarkullimit në vena
10.Lëmimi me kujdes i lëkurës
11.Pakësimi i stresit
12.Krijimi i nxehtësisë
Nga pikëpamja shpirtërore, arrihet një drejtpeshim energjik i përgjithshëm, nga i cili rrjedh:
1.Një ndjenjë e madhe mirëqenieje
2.Një qetësim i thellë shpirtëror
3.Ndërgjegjësimi për unitetin e vet trupor
4.Rritja e ndjeshmërisë dhe aftësisë së përceptimit të botës dhe njerëzve përreth
5.Ndjesia e këndshme e ripërftimit të trupit tënd (të cilin përditë e “harrojmë të ulur” në ndonjë vend!)
Për masazhin e ftohtë përdoren lloje të ndryshëm kuarci. Ideal për sportistët, masazhi i ftohtë bëhet me gurë që janë vënë më parë në frigorifer.
Përveçse për masazh, gurët përdoren në vendet më energjikë të trupit (çakrat e traditës indiane) ose duke u ndërkëmbyer në muskuj, të ftohtë apo të nxehtë, sipas shqetësimeve në mjekësinë ajurvedike. Ky lloj trajtimi nuk këshillohet për ata që vuajnë nga ngrirja e muskujve.