E Shtunë, 31 Tetor 2026

I gjendet kanabis ne bahce, ndalohet e moshuara

Fier- Nje grua e moshuar do te pergjigjet para drejtesise, si e dyshuar per kultivim te bimeve narkotike ne bahcen para shtepise se saj ne Patos. Policia e Fierit beri dje me dije, se pas informacioneve te marra ne rruge operative, ndaluan 61-vjecaren Violeta A., pasi gjate kontrollit te ushtruar nga agjentet ne banese, u konstatuan 8 bime me ngjyre jeshile te ngjashme me kanabis sativa, me nje gjatesi 70 cm, te kultivuara ne vije te drejte ne bahcen e baneses se saj. Policia dyshon se pas kultivimit te droges fshihen femijet e te moshuares, por gjate kontrollit eshte gjetur vetem 61-vjecarja ne banese, e cila eshte shprehur se nuk e dinte se cfare bimesh ishin dhe mund te kishin mbire vete. Me gjithe mohimin e akuzes, gruaja eshte ndaluar dhe materialet hetimore i kaluan prokurorise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›