Djalli mund të veshë edhe Prada
Andis Harasani
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë ka një përmasë të paevitueshme të protagonizmit personal. Një protagonizëm që shkon në ekstreme të paimagjinueshme. Këto ditë ka nisur një tur personal. Në dukje human. Të dhembshëm. Luftarak. Eshtë bërë pjesë e betejës së përditshme të grave dhe vajzave shqiptare kundër kancerit të qafës së mitrës. Një tur vetmitar. Së paku e pashoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë. Që desh Doktori dhe është femër, sepse po të vazhdonte të ishte ministër Nard Ndoka, nuk do të kishte shumë lezet ...që një muhabet mes grash për punë mitrash, të konsumohej përpara burrash. Ne ende jemi një popull që namuzin e kemi të rëndë dhe të fortë edhe në mungesë të mustaqeve tradicionale. Në këto takime Jozefina jonë vishet bukur. E gjitha e "firmuar". Edhe turi i saj është i "kuruar" mediatikisht, sipas zakonit me kamera dhe gazetarë mbas vetes. Njëlloj si turet e kryeministrit, që njëlloj si ajo vishet gjithashtu "firmato". Edhe kur mban në kokë qylaf të bardhë dhe derdh fjalë të zeza.
Por zonja Topalli e ka nisur këtë tur në mungesë të kryeministrit; si doktor në profesion, është goxha familjar me temën e mitrave në rrezik.
Turi i radhës i Jozefinës ka mbetur brenda kufijve të Atdheut. Ishte në Ndroq, në Paskuqan dhe do të shkojë edhe gjetkë. Më përpara kishte dëshirë të vizitonte ato viset që të grishin për turizëm parlamentar, që shënojnë milje të pafundme fluturimi dhe natyrisht, merrej mbrapsht edhe luga bosh e premtimeve diplomatike për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. Pastaj i zuri kështjellat me radhë. Në Shkodër po e po, në Berat, në Gjirokastër. Gjithmonë bashkë me gratë dhe fëmijët që linin shkollat. Por kryetarja kthehet dhe në Tiranë. Atëherë thoshte se miqtë e saj i kishin premtuar asaj personalisht se njohja e Kosovës ishte çështje ditësh. Tani ju mbledh "rripat" burrave të fortë të politikës. Me tonin e saj të zakontë. Me mënyrën e komunikimit që asaj vetë i ka shkaktuar aq shumë probleme: "U kam vënë kusht deputetëve të Komisionit të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale për miratimin e fondit për aparaturën e Mamografisë. Mamografia duhet të vendoset në çdo spital rajonal; ia kam premtuar Beratit dhe do t'ia çoj, ia kam premtuar Gjirokastrës dhe do të vendoset, gjithashtu do t'ia çojmë dhe Vlorës, e të gjitha rretheve me radhë", tha kryetarja jonë.
Në qoftë kështu, gratë e vajzat, nënat, motrat dhe gratë e burrave tradicionalë shqiptarë, do të duhet t'ia dinë për nder Nënës Jozefinë tkurrjen e rasteve me kancer në mitër e më gjerë.
Dhe pikërisht ky është momenti i revoltës. I revoltës përpara demagogjisë, përpara arrogancës, përpara paaftësisë ulëritëse, përpara keqkuptimit të jashtëzakonshëm që jo thjesht ky individ, por gjithë maxhoranca ka me pushtetin, me rolin e pushtetit, me shërbesën, por dhe shpenzimin e fondeve publike. Një trajtim edhe foshnjor nga padituria, edhe i pabesë nga morali politik i errët që përfaqëson. Të bënte premtime të tilla apo të merrte iniciativa të këtij lloji, Zonja e Parë apo qoftë dhe bashkëshortja e kryeministrit do të kishte gjithsesi një kuptim, por të zërë të tregojë Jozefina historitë e saj të trishta familjare me fund të lumtur, kjo është pothuaj në kufijtë e absurdit. Eshtë në kufijtë e ulërimës.
Kryetarja e Kuvendit është në vendin e gabuar, në momentin e gabuar. Natyrisht ka zgjedhur dhe temën e gabuar për të bërë fushatën e saj, që është në thelb thellësisht personale, e personalizuar dhe e frymëzuar nga prapavija të qarta personale. Jozefina jonë nuk ka të bëjë me këtë shaka që ajo po e trajton si shfaqjen e saj private. Dhe fakiret që e dëgjojnë trajtohen me respektin që të ngjall trishtimi i klounëve. Qoftë dhe për të hequr nga emri i saj të gjithë epitetet me bazë mashkullore që e kanë shoqëruar në këto tre vjet në detyrë. Për të harruar edhe deklaratat kriminale me plumb ballit për "armiqtë" e mikut të saj Sali. Për të harruar ato metastaza të pabesueshme kanceri që kanë prekur mitrën krijuese të këtij vendi, biznesin, punëtorët e thjeshtë, fermerët, të rinjtë e pensionistët, që po rrëmon dhe rrënon shpresën për të ardhmen dhe që e ka krijuar kjo maxhorancë qesharake.
Gjithkush që ka provuar të ketë qoftë dhe njëherë lidhje me sistemin shëndetësor në Shqipëri, nuk ka pranuar që këtë fat t´ja urojë edhe armikut të tij më të egër. Gjithkush që ka provuar të ketë raport me këtë sistem, ka vuajtur në shpinë neglizhencën e personelit, mungesat e ilaçeve, defektet e aparaturave, korrupsionin që iu zbraz xhepat. Tentativat për të ndërhyrë në sistem me mënyrën e Jozefinës, nuk kanë asgjë më shumë sesa tentativën për t´i dhënë një përmasë njerëzore qeverisjes së çuditshme të Berishës. Eshtë njëlloj si të lyesh me ngjyra të ndezura murin e një shtëpie që po bie nga themelet.
Nuk është detyra e kryetares së Kuvendit të promovojë praktika dhe teknika të tilla. E aq më tepër të verë kushte, njëlloj si të vendoste sesi do të shpenzoheshin paratë e saj private. Ajo duhet të qëndrojë në Kuvend dhe nëse është e zonja, të ushtrojë pushtet dhe ndikim për përpilimin e politikave shëndetësore të përshtatshme. Ajo duhet të qëndrojë në vendin e saj të punës për të ndihmuar që t´i jepet vendit një buxhet joelektoral. Ajo duhet të bëjë atë për të cilën paguhet dhe ka për detyrë dhe jo të shfrytëzojë pagën dhe detyrën e saj për të bërë fushatë për të nesërmen e saj politike. Pikërisht atë të nesërme që ajo e sheh me Berishë në shtëpi dhe me portretin e saj në krye - së paku - të Partisë Demokratike.
Sjellja e saj si pronare e parave publike dhe shpërndarja e tyre sipas vegimeve të rastit dhe të çastit, është e dëmshme qoftë dhe për atë vetë. Sepse ndoshta mund të armiqësojë burrat në moshë në partinë e saj, për të cilët ajo nuk po u kujdeset për prostatën që u vjen rrotull.
Duke thënë gjithë këto, ndiej se ka dhe diçka tjetër, tashmë jashtë Jozefinës dhe në krahun tonë politik. Që edhe në rrethana të tilla reagon vakët, pa nerv apo me nervin që ngacmohet thjesht dhe vetëm nga e nesërmja e afërt zgjedhore. E nesërmja personale. Duke i lënë hapësirën e nevojshme shfaqjeve të tilla bajate dhe banale, e për më keq akoma, duke krijuar edhe ne vetë shfaqje të tilla. Pikërisht në momentin e mjekrave që digjen dhe cigareve që kërkojnë të ndizen. Sepse një nga llojet më të përhapur të kancerit politik në Shqipëri, është dhe protagonizmi i sëmurë i shumëkujt që e pandeh veten Doktor për të dhënë receta shpëtimtare për këdo dhe gjithçka. Këtej dhe andej "gardhit" tim politik. Sepse këtej gardhit, efektet e ndryshimit nuk mund të prodhohen me të njëjtën teknologji dhe mënyrë që përdor Jozefina. Si në rastet kur vë qylaf, edhe atëherë kur nga ne recitojnë protagonistë të veshur me Prada e Valentino. Djalli është gjithmonë i njëjti, djalli ndryshon vetëm formë në këto raste.