Të izoluarit ”çajnë” borën për të mos u kthyer më në Kukës

10/02/2005 Papunësia, mungesa e investimeve dhe koha e keqe, shkaqet e braktisjes
Kukës – Dimri i egër i këtyre ditëve provokon ikjen e kuksianëve drejt qendrës së vendit.
Dëbora e madhe që brenda në qytetin e Kukësit e kaloi 1 m,
ndërsa në shumicën e komunave të këtij rrethi shënoi trashësinë mbi 1.5m, si dhe temperaturat e ftohta që gjatë dy ditëve të fundit kanë shënuar deri në - 15 gradë, janë një arsye më shumë që i shtyn kuksianët të mendojnë për ta braktisur këtë vend dhe të mendojnë për të jetuar në zonën e qendrës së vendit si Tiranë, Durrës etj.
Papunësia e lartë
Papunësia e madhe që në rrethin verilindorë është mbi gjysma e popullsisë së aftë për punë, vështirësitë ekonomike të kësaj zone, e cila vazhdon të jetë prej vitesh e paintegruar me kryeqytetin shqiptar, ka bërë që një pjesë e madhe e Kukësit të migrojë, duke investuar në zonat e qendrës. Ndërkohë ky dimër shumë i egër që në këto anë nuk është parë prej dy dekadash ka provokuar një pjesë të konsiderueshme të komunitetit kuksian për të ndjekur bashkëqytetarët e tjerë që banojnë në zonat fushore. Kryefjalë e ditës në këto temperatura tejet të ulëta që janë shënuar në Kukës mbetet shprehja “në këtë vend nuk jetohet”.
“Jetesa është shume e vështirë në kushtet e papunëssë së madhe siç është në Kukës si dhe në një klimë kaq të ashpër, ku nuk ke mundësi të tjera veç mbijetesës”, thotë Ismail Idrizi, i cili ka blerë një truall në Durrës dhe pret pranverën për të migruar nga Kukësi.
Investimet e ulëta
Ndërkaq investimet e qeverisë në zonën e Kukësit kanë qenë të vogla, të cilat nuk kanë mundur të nxisin punësimin e banorëve në asnjë sektor jetik.
I vetmi investim i madh mbetet aeroporti i Kukësit, i cili në kohën intensive të ndërtimit, gjatë verës së kaluar ka punësuar vetëm 200 persona, ku pjesa më e madhe mbeten shoferët e ardhur nga rrethet Durrës, Tiranë e Kavajë, duke mos shërbyer në zbutjen e papunësisë në rrethin verilindor.
Në kushtet e mungesë së investimeve e vendeve të punës, pjesa më e madhe e rinisë kuksiane ka emigruar, ndonëse ka lënë edhe kockat në shumë raste.
Pas kthimit, ato pak fitime që kanë mundur të sigurojnë në vendet ku punojnë si emigrant, i kanë investuar në zonat e qendrës së vendit, ku mundësia për punësim dhe jetesë është më e madhe.
Dekada e fundit
Përgjysmohet popullsia e Kukësit
Gjatë dekadës së fundit, popullsia në rrethin e Kukësit gati po shkon drejt përgjysmimit. Nga 120 mijë banorë që kishte rrethi në vitin 1987, aktualisht ka 75 mijë banorë, ku pjesa më e madhe e banorëve i takon fshatrave, mësohet nga të dhënat e gjendjeve civile të rrethit të Kukësit.
Edhe Tropoja e prekur nga braktisja masive Mbyllet miniera, “mbyllet” edhe qyteza Fenomeni i migrimit është në rritje edhe në rrethet e Tropojës dhe Hasit, ku popullsia është gati e përgjysmuar në krahasim me vitin 1990. Në rrethin e Tropojës është braktisur në pjesën më të madhe qyteza e Kam Tropojës, duke mbetur gërmadhë me jo më shumë se 100 banorë, nga 700 që kishte në vitin 1993. Kjo braktisje ka ndodhur për arsye se të gjithë banorët e Kam Tropojës e kishin jetesën e tyre të lidhur me minierën, e cila u mbyll nga zhvillimet e pasviteve ‘90.