E Hënë, 2 Nëntor 2026

USAID, 200 shqiptarë trajnohen në vendet e zhvilluara

10/02/2005  Qeveria e SHBA-së nderoi afërsisht 200 shqiptarë, të cilët kanë përfunduar trajnimet afatshkurtëra në Amerikë ose në Europë. Gjitahshtu edhe ata që kanë zbatuar kurse të vogla gjatë vitit të kaluar. Në ceremoni ka qenë ambasadorja e SHBA-së Marcie Ries dhe drejtori i USAID-it në Shqipëri Harry Birnholz. Trajnimi është një element kyç i asistencës së qeverisë amerikane në Shqipëri. Duke fillaur nga viti 1993, USAID ka zbatuar dhe ka siguruar fonde për programin e trajnimin të ojesëmarrësve në Shqipëri nëpërmjet “Ëorld Learning”. Në vitin 2004 janë organizuar rreth 55 programe me trajnime dhe grande. Programi i trajnime u krijua për të pajisur një numër të madh drejtuesish dhe specialistësh të sektorëve publik dhe privat, me aftësi të specializuara dhe njohuri praktike, me qëllim zhvillimin dhe mbështetjen e proceseve demokratike, sistemit ligjor, aktiviteteve të lira ristrukturimin ekonomik dhe ëprmirësimin e nivelit të jetesës në Shqipëri. Vitin që kaloi shqiptarët janë trajnuar në fusha të ndryshme si: në atë të trasparencës dhe sigurisë së gjykatave, administrimit të ujrave, deklarimit të pasurive, luftës kundër korrupsionit dhe anti-trafikut, në mikrofinancë, zhvillimit të komuniteteve lokale dhe pjesëmarrjes së gruas në politikë. Më shumë se gjysma e 200 pjesëmarrësve, punojnë jashtë Tiranës. Trajnimet teknike afatshkurtra janë bërë me pjesëmarrjen e grupeve me specialistë të ëprzgjehdur me kudjes në ndonjë nga vendet e Europës për një periudhë një javore, ose në shtete e bahskuara të amerikës për një periudhë dy javore. Vitin e kaluar pjesëmarrësit shkuan në Angli, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Danimarkë, Korenë e Jugut, Poloni, Çeki, Suedi, Zvicër dhe Amerikë. Këta punonjës kanë marrë pjesë në në trajnimet praktike të orientuara në veçanti, sipas kërkesave specifike të grupeve. Më pas pjesëmarrësve iu kërkohet të zbatojnë një plan veprimi, i cili ëhstë hartuar për të arritur rezutate konkrete në Shqipëri. Rezultatet e arritura përfshijnë arritje si: përmirësimi i procedurave të administrimit të të ardhurave lokale, rritje të trasparencës në qytetet e përzgjehdura si dhe përgatitja e një kurikulumi të ri për agrobiznesin në shkollat bujqësore. Disa nga projektet e zbatuara nëpërmjet granteve të vogla përfshijnë riparimin e rrugëve të fshatit, ëprmirësimin e përdorimit të ujit të pijshëm, zbatimin e taksës për tokat bujqësore, një kamp veror për fëmijët në rrezik, ambjente të gjelbëruara, riparimin e kanaleve vaditëse, demostrim i leuçemisë, trajnimi i punonjësve të gjykatave, regjistrimi i organizatave jo-fitimprurëse dhe ngritja e një zyre të informacionit publik. Si rezultat i këtyre arritjeve konkrete dhe shumë të tjerave, USAID planifikon të vazhdojë sponsorizimin e trajnimeve të këtij lloji për vitin 2005. “Ëorld Learning” shpreh vlerësimin për punën këmbëngulëse të ojesëmarrësve dhe bashkëpunimin e tyre të ngushtë me bahskëpunëtorët gjatë vitit 2004.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›