Objektivat e mijëvjeçarit do të mësohen edhe në shkolla
10/02/2005 Objektivat e mijëvjeçarit do të mësohen edhe në shkolla deri në Universitet.
Agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ndërmorrën një fushatë të gjerë sensibilizimi për njohjen e publikut me objektivat e zhvillimit të mijëvjeçarit dhe veçanërisht mbi impaktin që ato kanë mbi zhvillimin njerëzor në Shqipëri. Këto agjenci kanë në program arritjen e objektivave deri në vitin 2015, duke ngritur fonde për realizimin e tyre. Qëllimi i tyre është të ndihmojnë vendin në uljen e varfërisë, në fushën e të drejtave të njeriut, përmirësimin e mirëqënies dhe shëndetit të fëmijëve e të grave, për emigrimin, për bujqësinë dhe qëndrueshmërinë e mjedisit. MASH i ka ofruar mbështetjen e saj projektit të Agjensisë së Kombeve të Bashkuara për njohjen e publikut me objektivat e mijëvjeçarit. Në konferencën e përbashkët me këtë temë u theksua se OKB ka një sërë programesh për uljen e varfërisë, fushën e të drejtave të njeriut, për arsimin e kulturën, mjedisin, menaxhimin e fatkeqësive, ushqimin e bujqësinë. Në këtë mënyrë funksionon një strategji e përbashkët me institucionet shqiptare ku në vecanti puna me brezin e ri zë një vend të rëndësishëm. Në fjalën e tij në Ministri i Arsimit dhe Shkencës Luan Memushi tha se, objektivat e zhvillimit të mijëvjeçarit të përcaktuara në Samitin e Kombeve të Bashkuara në vitin 2000 janë kthyer në standarde ndërkombëtare reference për matjen dhe evidentimin e përmirësimeve të kushteve të jetës së njerëzve në të gjitha vendet në zhvillim. Epoka e universiteteve sipërmarrëse dhe instituteve të kërkimit që po integrohet në sektorin prodhues tashmë ka mbërritur. Megjithëse objektivat e zhvillimit të mileniumit për arsimin janë kufizuar në arritjen e arsimit fillor universal deri në vitin 2015, rëndësia e edukimit në të gjitha nivelet e tij, për krijimin e një shoqërie novatore nuk mund të mos konsiderohet. Strategjia e zhvillimit të Arsimit Parauniversitar në Shqipëri 2004-2015 përfaqëson një përgjithësim të rëndësishëm të orientimeve dhe hapave që duhen ndërmarrë për zhvillimin e sistemit tonë arsimor parauniversitar në 10 vitet që vijnë. Qëllimi i reformës arsimore është të formojë dhe zhvillojë tek nxënësi dhe studenti njohuri, aftësi dhe shprehitë e duhura për një qytetar produktiv. Në vitin 2004 është shpallur një konkurs për vizatimet dhe esetë më të mira mes fëmijëve të të gjitha shkollave 9-vjeçare në Tiranë me temë “Nxënësit përfytyrojnë të ardhmen”. Në vijim të këtij aktiviteti një pjesë e punimeve u përdorën për krijimin e një kalendari të vitit 2005, i shoqëruar me tregime në një gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme për fëmijë, që shpjegojnë tetë mënyrat për të ndryshuar botën, të cialt do të jenë dhe tetë objketivat e mileniumit të ri.