Do të kthehen nga Anglia 9000 fëmijë shqiptarë
10/02/2005 Strukturat vendore britanike kanë marrë përsipër të kthejnë në Shqipëri adoleshentët azilantë
Fëmijët shqiptar pa prindër azilkërkues në Britaninë e Madhe do të kthehen në Shqipëri. Mendohet të jenë rreth 9,000 fëmijë të moshës nën 18 vjeç në Britanin e Madhe. Familjet e emigrantëve shqiptar në Angli e kanë quajtur vendimin si një "turp" të madh të Qeverisë britanike. Drejtimi i kësaj makine ka nisur prej disa javësh dhe ka për qëllim të kthejë mbrapsht fëmijët shqiptarë në vendin e tyre. Shoqatat për mbojtjen e fëmijëve kanë dhënë alarmin e tyre, duke lajmëruar shoqëritë ë sigurimeve të ndalojnë këtë operacion dhe të ndërhyjnë në mbrojtjen e të miturve. Por, zyra e kthimit të emigrantëve është shprehur se është në të mirë të fëmijëve nëse kthehen në shtëpitë e tyre. 9000 është numri i fëmijëve që do të kthehen në shtëpi, të cilët nuk kanë arritur të vlerësojnë azilin që i është ofruar në Angli. Azilët që janë në ndihmë të fëmijëve kanë mundur të ndihmojnë 3.445 fëmijë nën moshën 17 vjeç në vitin 2003. Që nga viti 2002 kanë hyrë në Britaninë e Madhe rreth 9000 fëmijë nën moshën 18 vjeç të pashoqëruar nga familjet. Këta fëmijë automatikisht hynë në përgjegjësinë e shërbimeve sociale. Këtë vit autoritetet kanë marrë përsipër që të kthejnë në atdhe të gjithë të miturit që kanë mbushur moshën 18 vjeç. Kështu shumë adoleshentë janë gati për t’u kthyer në Shqipëri, por nuk ende i konfirmuar numri total i tyre. Këta fëmijë që do të kthehen në shtëpi do të mbrohen nga autoritet shqiptare që kujdesen për problemet e tyre. Kjo është fushatë që po merret në të mirë të fëmijëve dhe për të ardhmen e tyre, që kanë në vendin ku kanë lindur. Laura Broënlees përfaqësuese e organizatës së shpëtimit të fëmijëve thotë se janë kujdesur që fëmijët të mos kenë të bëjnë me organizata të trafikimit të tyre dhe që të mos kenë abuzuar me ta. Dhe nëse ata do të mbahen ende në Britani, mund të ketë shfrytëzim të thellë në krime dhe në prostitucion. Nuk ka ndonjë strukturë të veçantë për kthimin e tyre në Shqipëri. “Nëse ky vendim nuk do të ishte në të mirë të fëmijëve, ne nuk do të kishim bërë një ndërhyrje të tillë” shprehet Broënless. Në këtë plan 5-vjeçar të emigracionit, qeveria ka deklaruar se ka hasur disa pengesa në kthimin e adoleshentëve azilantë. Një zëdhënës i i zyrës së emigrantëve thekson se, ishte gjithçka gabim që mund të sugjerohesh kthimi mbrapsht i fëmijëve, sepse ata mund të merrnin një rrugë jo të mirë. “Jemi duke zhvilluar një program kthimi për të pasur një shoqërim azilik të mbrojtur për fëmijët ku nga ana e tyre gjithçka është refuzuar”, është shprehur zëdhënësi. Janë duke u atudiuar mënyrat e mundshme të marrëdhënieve me vendin e lindjes së fëmijeve dhe mendohet se mund të jetë një kthim i suksesshëm dhe i mbrojtur dhe mbi të gjitha të jetë në interes të tyre. Nuk mendohet se mund të jetë e drejtë që fëmijët që jetojnë në një vend të huaj në një moshë kaq të vogël, të jenë të shkëputur nga familja dhe nga vendi ku kanë lindur. Zëdhënësi thekson se, nëse ata do të jetojnë në vendin ku kanë kërkuar azil, shteti do të bëjë të pamundurën për t”i krijuar një qëndrim të detyrueeshëm. Vetëm fëmijët që mund të provohen se mund të jenë jo të denjë për të qëndruar, do të kthehen. Por Andreë Hogg, zëdhënës për një fondacion shëndetësor në mbështetje të viktimave të torturave shprehet: “Sikurse është e ditur ne e kemi mbështetur rikthimin e adoleshenntë, sepse është në interes të fëmijëve dhe nuk mund të ketë rrugë më të mirë. Në Shqipëri nuk ekzistojnë struktura në mbrojtje të fëmijëve. Dhe ne si fondacion do të kudjesemi në veçanti që këta fëmijë të jenë të sigurt dhe në vendin e tyre. Zëdhënësi i Ambasadës Shqiptare në Londër thotë se është hera e parë që ka dëgjuar për për këtë kthim mbrapsht të fëmijëve dhe ai nuk është në dijeni për një marrëveshje midis dy vendeve, në lidhje me këtë temë.