Edi Rama,në kërkim të asaj që i takon
10/02/2005 Nuk ka asnjë enigmë domethënia e turit që po bën nëpër rrethe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama: po kërkon një vend në politikën shqiptare. Detajet, strategjitë dhe pasja e kurajos së nevojshme për ta marrë këtë vend, këto po, mbeten për t’u parë më tej.
Lëvizja e fundit e zotit Rama nëpër rrethe, ligjërimi i tij ku duken konturet e një platforme të ardhshme politike etj., ka shumë elementë për t’u analizuar. Janë për t’u analizuar shanset e tij për sukses politik, skemat e mundshme taktike dhe strategjike për t’ia dalë mbanë në fushën gjithnjë e më të vështirë të politikës, përmbajtja e platformës e kështu me radhë. E rëndësishme është që ai po kërkon një tjetër vend në politikë, të cilin, me sa duket, nuk është e gatshme t’ia japë PS kaq kollaj. Apo ndoshta te PS nuk do ta gjejë kurrë.
Por ajo që është e rëndësishme në lëvizjen e fundit të zotit Rama, jashtë të qenit “pro” apo “kunder” figurës së tij politike, aksionit të tij apo ligjërimit të tij, është një fakti që lëvizja e kryebashkiakut të Tiranës përbën një fenomen.
Pozita politike e zotit Rama sot ka një kontradiktë që kërkon të zgjidhet dhe që ky i fundit me këto takime në rrethe, duket se po kërkon ta zgjidhë në një mënyrë. Bashkë me këtë “precedent” kërkohet të zgjidhet në jetën politike shqiptare që është te forcat në pushtetin e sotëm. Bëhet fjalë për atë fenomen, sipas të cilit, Partia Socialiste kërkon të luajë skenën publike një “lojë të dyfishtë” politike, për sa i përket “emrave” apo elementëve të elitës së saj politike dhe qeverisëse: në elektorat nxjerr të tjerë emra, kurse “çelësat” e partisë i mban tjetërkush.
Rasti i Edi Ramës është rasti më ulëritës i këtij fenomeni. Kështu, Partia Socialiste e “tërhoqi” në 1998, nga shoqëria civile Edi Ramën një intelektual i majtë i angazhuar fort në shtypin opozitar të viteve ‘92–‘97 për të ilustruar një proces hapjeje ndaj elementëve të angazhuar në jetën publike. Në vitin 2000 dhe 2003, ajo e kandidoi Edi Ramën si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe e paraqet atë që prej asaj kohe si “simbolin e qeverisjes së Partisë Socialiste”. Deri këtu dakord. Në momentin kur në kongresin e vitit 2003, zoti Rama tentoi të kapitalizonte brenda Partisë Socialiste fuqinë e tij publike dhe elektorale, atëherë ai përfundoi me nja 50 vota në kongres, apo një anëtar i thjeshtë KPD-je, si 125 të tjerë. Disa muaj më vonë, ai madje nuk arriti as të futej në Kryesinë e Partise Socialiste të Tiranës. Kjo e fundit sigurisht një ironi e kurdisur hollë në kulisat e partisë.
Përkundër kësaj në nivelet më të larta të Partisë Socialiste, për shembull, si sekretar i Përgjithshëm i PS vazhdon, s’dihet që prej kur vazhdon zoti Gramoz Ruçi, të cilin askush në parti nuk “guxon” t’ua nxjerrë elektoratit shqiptar për të marrë vota.
Kjo kontradiktë ashiqare duhet zgjidhur. Partia Socialiste përderisa e ka “model të qeverisjes Edi Ramën” duhet t’i japë atij fuqinë dhe vendin që i takon në strukturat e partisë në përpjestim më fuqinë e tij elektorale. Ose duhet të marrë bie fjala zotin Ruçi, dhe në përputhje në pozitën që ai ka në Partinë Socialiste të përballet me një betejë politike, të denjë për pozitën që ka, siç është gara për Bashkinë e Tiranës. Ose njëra, ose tjetra. PS nuk mund të vazhojë t’u servirë shqiptarëve Edi Ramën dhe të përfaqësohet nga Gramoz Ruçi.
Në këtë frymë, që në fakt është fryma e përfaqësimit politik në demokracitë normale, ku pozitën më të madhe në parti e ka ai që grumbullon më shumë vota, ose më saktë pozita në parti përcaktohet në raport të drejtë më prurjen e votave në parti, beteja e Edi Ramës është plotësisht legjitime. Ai po kërkon në Partinë Socialiste një vend në përputhje me “suksesin që partia e tij” thotë se ai ka. Apo në përputhje me atë që ai mendon se i ka sjellë PS-së.
Partitë shqiptare në frymën e sistemit tonë politik, i cili ka për objektiv kryesor fitoren në zgjedhje, duhet më në fund të bashkojnë fuqinë politike brenda strukturave të tyre me fuqinë elektorale të politikanëve të saj. Ky është hapi i parë drejt elektoralizimit të partive shqiptare, proces që pret me kohë të vihet në aplikim.