Dje mbi 40 mijë pensionistë morën shpërblimet në zyrat postare

Punonjësit e Posta Shqiptare me dy turne në shërbim të 555 mijë pensionistëveBazuar në vendimin nr. 1216 të Këshillit të Ministrave, datë 16. 12. 2009 sot ka nisur shpërndarja e shpërblimit për festën e fundvitit për të 555 mijë pensionistët në zyrat postare. Sipas vendimit, të gjithë pensionistët do të mund të tërheqin në sportelet e postës shpërblimin prej 2500 lekësh, duke nisur qe sot deri më 31 dhjetor por asnjë pensionistë nuk do të mbetet pa marrë dhuratën e qeverisë edhe në janar. Vetëm dje mbi 40 mijë pensionistë kanë mundur të tërheqin shpërblimet në sportelet e Postës Shqiptare ose 10 herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të viti të kaluar. Numri i pensionistëve sipas filialeve që kanë tërhequr shpërblimet është në Filialin e Postës Berat 2020, të Matit 10.000, Durrës, 3714, Elbasan 3835, Fier 1950, Lushnjë 540, Gjirokastër 1407, Korçë 2630, Kukësi 680, Lezhë 2015, Shkodër 3469, Tiranë 5690, Vlora 1732, dhe Saranda 370. Për të mos krijuar probleme në shpërndarjen e pensioneve, si dhe përfundimin e dhënies së këtij shpërblimi, ISSH-ja, në bashkëpunim me Postën Shqiptare ka hartuar një grafik, i cili do të mundësojë shpërndarjen pa probleme të tij deri në fund të dhjetorit. Sikurse dhe vitet e tjera Posta Shqiptare kishte gati planin e masave për të qenë në dispozicion të pensionistëve me qëllimin e vetëm që ata të marrin shpërblimin e dhënë dhe asnjë prej tyre të mos mbetet pa e marrë kartolinën e Vitit të Ri. Kompania lider në tregun e shërbimeve postare ka treguar se di të përballojë me dinjitet të tilla situata duke qenë në shërbim të klientëve të saj, tu shërbyer atyre me cilësi dhe korrektësinë më të madhe. Për këtë janë marrë masat e duhura jo vetëm në sportelet e filialeve por dhe në Drejtorinë e Përgjithshme. Prej ditës së parë të shpërndarjes së pensioneve të martën më 22 dhjetor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Postave Shqiptare ka nisur organizimi i shërbimit për marrjen e informacionit nga të gjitha filialet mbi aktivitetin ditorë për shpërndarjen e shpërblimeve. Ky shërbim do të jetë deri në orën 22.00 të mbrëmjes si dhe pa ndërprerje. Grupet e punës në Drejtorinë e Përgjithshme të Postës do të ndjekin nga afër situatën për përmbushjen e detyrave të rëndësishme me rastin e festave të fundvitit sikurse është dhe shpërblimi i pensionistëve. Do të kontaktohet sistematikisht me të gjithë drejtuesit e filialeve për tu njohur me situatën si dhe për çdo problem të konstatuar të informojë drejtuesit e shoqërisë me qëllim që t’i jepet zgjidhje. Veç morisë së madhe të shërbimeve që kryhen aktualisht në zyrat postare momente të tilla si dhënia e shpërblimeve për pensionistët në fund të vitit motivon dhe më shumë punonjësit në punën e tyre dhe misionin që 555 mijë pensionistët të mund të marrin kartolinën e Vitit të Ri nëse do të paraqiten në sportele. Veç këtij rasti duhet kujtuar puna e shkëlqyer ë punonjësve ndaj kësaj shtrese të popullsisë dhe në muajt qershor-korrik të çdo viti, kur bëhen rritjet apo ndryshime masive të pensioneve pa harruar as pajisjen e shqiptarë me kuponë për bërjen e kartës së identitetit si dhe shpërndarjen e mijëra e mijëra kartolinave në çdo skaj të vendit. ...