E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dje rreth 400 kandidatë konkurruan për te Magjistratura



Kandidatët që kanë aplikuar për në Shkollën e Magjistraturës i janë nënshtruar dje konkursit. Për më shumë se 400 kandidatë plotësuan dje testi duke provuar veten nëse do të munden të profilizohen për të vazhduar karrierën e tyre si gjyqtar apo prokurorë. Drejtuesit e Shkollës së Magjistraturës shpallën zyrtarisht nisjen e regjistrimit gjatë ditëve të fundit të gushtit. Duke iu lënë kështu më shumë se dhjetë ditë afat të interesuarve për t’u regjistruar. Sipas rregullores mënyra e korrigjimit të provimit do të jetë anonime. Në konkurs kandidati duhet të ketë me vetë vetëm dokumentin e identifikimit. Materialet për zhvillimin e konkursit do të jepen nga shkolla.
Korrigjimi i provimit me shkrim do të bëhet në një sallë të mbyllur (ambient zyrtar) brenda godinës së Shkollës së Magjistraturës. Gjithashtu, asnjë anëtar i komisionit të korrigjimit nuk lejohet që të marrë me vetë fletët e provimit.
Për çdo kërkesë kandidati duhet të kërkojë leje nga administratori i konkursit. Gjatë provimit, e gjithë salla do të jetë nën mbikëqyrjen e një grupi individësh të pavarur.

16 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›