E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosja e adoleshentes, arrestohet i dyshuari



TIRANË - Forcat e policisë arrestuan dje një 26-vjeçar, i dyshuar si autor i plagosjes së një 17-vjeçareje dy muaj më parë në Tiranë. Burime zyrtare nga Policia e Qarkut bënë të ditur se Blerim Xhafai, lindur në Kukës dhe banues në Shkozet të Durrësit, i dënuar më parë për vjedhje, u ndalua me akuzën “plagosje e rëndë me dashje”. Ndaj 26-vjeçarit Xhafai, sqaruan burimet, ishte lëshuar një urdhër ndalimi nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila po heton prej disa javësh lidhur me plagosjen e një 17-vjeçareje në Tiranë.

Pranga dy personave, vodhën kompjuterin laptop të një shtetasi

Tiranë – Dy adoleshentë janë vënë në pranga nga policia pasi dyshohet të jenë autorë të vjedhjes së një kompjuteri laptop në Tiranë. Meto Metaj dhe Fabjon Goxhaj, bashkëmoshatarë nga 18 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, u arrestuan për veprën penale të “Vjedhjes” në bashkëpunim nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë. Uniformat blu kishin identifikuar dhe më pas kapur dy shtetasit e sipërpërmendur si autorë të dyshuar të vjedhjes së një kompjuteri laptop, në pronësi të një shtetasi, ndaj dhe për ta u mor masa e ndalimit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës.

Ishte në kërkim për vjedhje, dërgohet në qeli

Tiranë - Sektori i Operacioneve e Speciale dhe Kërkimit, realizuan zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për shtetasin e shpallur në kërkim Valter Mikli, 18 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë. Ndaj tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim të datës 12 Shkurt 2008, e ka dënuar me 3 - muaj heqje lirie, sepse akuzohet për konsumim të veprës penale të “Vjedhjes”. Për këtë shtetas, sektori i Operacioneve Speciale dhe Kërkimit kreu ekzekutimin e urdhrit të Gjykatës së Faktit Tiranë.

16 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›