E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, i vetmi që kujtohet për të ngujuarit



I vetmi politikan që është kujtuar për fëmijët që nuk shkojnë në shkollë për arsye të ndryshme ka qenë presidenti i vendit, Bamir Topi. Sipas tij, shteti duhet të marrë gjithë përgjegjësitë për shkollimin e tyre. “Askush nuk mund të privohet nga arsimimi bazë për shkaqe ekonomike, për arsye të origjinës apo për shkak të gjakmarrjes”,- shkruan mes të tjerash presidenti në mesazhin e urimit. Bamir Topi e ka dhënë mesazhin e urimit për fillimin e vitit të ri shkollor nga qyteti i Elbasanit, pikërisht në shkollën 9-vjecare “Naim Frashëri”. Ndërsa kryetari i Bashkisë, Edi Rama, në ditën e parë të shkollës ka përuruar një shkollë të re 9-vjeçare të ndërtuar nga e para posaçërisht për fëmijët e zonës së Yzberishtit me kushte bashkëkohore. Rreth 433 mijë nxënës janë ulur në bankat e shkollës për këtë vit të ri shkollor 2008-2009.
Nga këta rreth 55 mijë vogëlushë që kanë lënë kopshtet, kanë hyrë në rrugën e dijes, këtë fillim viti shkollor. Këtë vit shkollat e mesme të përgjithshme janë në sistemin 3-vjeçar, ndërsa ish-shkollat 8-vjeçare janë kthyer në sistemin 9-vjeçar.

16 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›