Sherr shqiptarësh, mbetet i vrarë 23-vjeçari
Napoli
Një i ri ka mbetur i vrarë pas një sherri mes shqiptarësh në Napoli të Italisë. Mediat italiane bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 16:00 kur 2 grupe të rinjsh janë konfrontuar në një nga baret e qytetit në rrugën “Gramsci”.
Konkretisht, në sherr u përfshinë 5 djem, të gjithë shqiptarë të ndarë në 2 grupe, ndërsa njëri prej tyre qëlloi me 2 plumba ndaj viktimës Rrahman Sula, 23 vjeç, i cili ka mbetur i vdekur në vend. Pas kësaj të gjithë janë larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa ai që ka treguar detajet e zënkës ka qenë baristi i lokalit i cili është shprehur se nuk i kishte parë kurrë më parë të rinjtë në atë zonë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve të krimit.
#