Djeg parcelën, rrezikohet pusi i naftës
FIER - I vë zjarrin parcelës për të djegur barërat e këqij, por për pak sa nuk shkakton një katastrofë të vërtetë.
Një banor i fshatit Zharrëz në qytetin e Fierit gjatë orëve të pasdites ka ndezur parcelën, në të cilën kishte fare pak kohë që kishte korrur grurin, duke rrezikuar t'i vinte flakën dhe pusit të naftës që ndodhej pranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, kur shtetasi Ferit Grëmbi ka vënë flakën parcelës së tij. Për shkak të erës së fortë, zjarri ka dalë nga kontrolli duke përpirë gjithçka gjente përpara, madje dhe një pjesë të vogël toke të ndotur nga nafta. Sapo ka parë që situata i doli nga duart vetë Grëmbi lajmëroi forcat e ndërhyrjes zjarrfikëse, të cilët mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes. Të shoqëruara edhe nga uniformat blu të komisariatit të Fierit u arrit të shuhej vatra e zjarrit para se të mbërrinte në pus. "Kur mbërritëm flakët nuk kontrolloheshin dhe ishin fare pranë pusit, pasi edhe territori është tepër i favorshëm për përhapjen e shpejtë të tyre. Nëntoka e kësaj zone ka mbetje karbure dhe mendohet që një gjë e tillë ka ndihmuar përhapjen e flakëve, duke mos folur për erën që vazhdon të fryjë", pohuan burime të repartit të shuarjes së zjarrit. Policia ndaloi Grëmbin për zjarrvënie. m.r