Rikthehet banka agrare, tani fond për bujqësinë
Vitin e ardhshëm pritet të hapet një agjenci e re e cila do të japë kredi me terma të buta për fermerët.
Fabiola Çela
Përmes kësaj agjencie Bashkimi Evropian do të mbështesë zhvillimin bujqësor dhe rural, por kjo ndihmë do të jetë vetëm për vendet që janë anëtare të BE-së. Por duke qenë se vendi ynë nuk është bërë ende pjesë e BE-së, atëherë fillimisht fondet për këtë agjenci do të jepen nga buxheti i shtetit, dhe me anëtarësimin e Shqipërisë në BE do të përdoren paratë e donatorëve. Në fakt hapja e një agjencie të tillë do t'u vinte goxha në ndihmë fermerëve. Kjo pasi siç dihet edhe pse në treg operojnë një numër i konsiderueshëm bankash, shumë pak prej tyre kanë si prioritet kreditimin e bujqësisë. Sipas ministrit të Financave, Ridvan Bode, është shumë shqetësues fakti se vetëm 2 % e totalit të kredive janë dhënë në sektorin e bujqësisë, kur ky sektor jep 20 % të PBB-së.
Agjencia
Në Ministrinë e Bujqësisë është prezantuar dje nisma për krijimin e Agjencisë së Pagesave, përmes së cilës Bashkimi Evropian do të mbështesë zhvillimin bujqësor dhe rural të vendeve anëtare. Ky program do të bëhet i disponueshëm për Shqipërinë vetëm kur ajo të jetë vend kandidat i BE-së. Aktualisht sipas ministrit të Bujqësisë, Jemin Gjana, ka nisur puna për hartimin e akteve nënligjore për krijimin e Agjencisë së Pagesave në bujqësi, dhe në vjeshtë pritet të përfundojë edhe korniza ligjore, në mënyrë që brenda vitit 2009, Shqipëria të formalizojë këtë agjenci në stadin e parë të saj. Sipas tij, Agjencia e Pagesave si instrument i zhvillimit bujqësor dhe rural do të ketë detyrë marrjen dhe përpunimin e aplikimeve, autorizimin dhe kontrollin e pagesave, kryerjen e pagesave dhe mbajtjen e llogarive për pagesat e kryera. "Akreditimi i AP-së është hapi paraprak që duhet bërë para se bujqësia shqiptare të përfitojë fonde nga BE. Krijimi sa më parë i AP-së do të krijojë gradualisht kapacitete teknike dhe menaxhuese, përmes rekrutimeve të studiuara, marrjes së përvojave të huaja dhe trajnimeve të planifikuara", ka thënë Gjana. Ndërkohë sipas kreut të Financave, Ridvan Bode, "Ne kemi një bilanc import-eksportesh që për fat të mirë po përmirësohet vitet e fundit", është shprehur ministri. Por përsëri raporti eksport-import anon më shumë nga ky i fundit. Sipas tij, në kushtet e një bilanci të përgjithshëm negativ deficitar, sigurisht që sektori bujqësor mund të luajë një rol pozitiv, nëse ndiqen politikat e duhura.
Kriza e ushqimeve, nga gabimet e kryera prej vitesh
Kriza botërore e ushqimeve ka ardhur si pasojë e gabime të kryera prej vitesh në sektorin e bujqësisë. Kështu është shprehur dje gjatë prezantimit të Agjencisë së Pagesave ministri i Ekonomisë, Genc Ruli. "Kjo krizë erdhi nga gabime të konsoliduara prej vitesh në ekonominë globale, kundrejt sektorit bujqësor", tha ai, duke theksuar se, "nuk ishte një krizë që erdhi për shkak se munguan fondet dhe financimet në bujqësi". Por nga ana tjetër kjo krizë nxiti reagimin e politikave bujqësore që duhen ndjekur. "Kjo krizë detyroi edhe tregje të tjera të konsoliduara që të fillojnë të mendojnë të jenë partizanë jo vetëm të deklarimit, por edhe të realizimit të këtyre politikave", shtoi Ruli.