Djeg shtëpinë e vjehrrit për borxhin e pakthyer
Divorci i pashmangshëm dhe një borxh i pashlyer ka bërë që një 30-vjeçar nga Rrethi i Mallakastrës të hakmerret ndaj vjehrrit të tij, duke i djegur banesën. Ngjarja është shënuar në orët e para të ditës së premte në fshatin Hekal të komunës me të njëjtën emër në Rrethin e Mallakastrës, rreth 10 kilometra larg nga qyteti i Ballshit. Mësohet se 30-vjeçari Ervin Toro, banues në qytetin e Fierit, ka shkuar gjatë orëve të vona të ditës së enjte në fshatin Hekal dhe i ka vënë zjarrin banesës së vjehrrit të tij, Mitat Gegaj. Sipas burimeve të policisë mësohet se pas kryerjes së këtij akti ai është larguar dhe në dalje të fshatit ka qëlluar në ajër me armë zjarri kallashnikov, duke shkaktuar panik tek banorët e fshatit. Nuk ka vonuar shumë dhe brenda 30 minutash policia lokale e ka vënë në pranga nën tri akuza: "Shkatërrim të pronës me zjarr me pasoja të rënda", "mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake" si dhe "prishje të qetësisë publike".
Mësohet se 30-vjeçari ka qenë duke kryer procedurat e divorcit nga e shoqja, edhe pse ai nuk ka qenë dakord me këtë fakt. Seancat e pajtimit në gjykatë kanë dështuar dhe në një tentativë të fundit, ai ka shkuar t‘i kërkojë vjehrrit të vet borxhin që ishte i mbartur prej disa vitesh. Kaq ka mjaftuar që mes tyre të lindin konfliktet, të cilat kanë përfunduar me nxjerrjen jashtë shtëpisë së dhëndrit. Gjesti i të zotit të shtëpisë ka acaruar 30-vjeçarin, i cili është hakmarrë duke i vënë zjarrin banesës. Nga burimet zyrtare të Policisë Mallakastër mësohet se Gegaj ka pasur një shumë prej 5000 eurosh në shtëpi, të cilat janë djegur së bashku me një pjesë të mirë të orendive shtëpiake.
Ma.Tr.