E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhte naftë bruto, prangoset një 49-vjeçar

Vidhte naftë në zonën e Marinzës, arrestohet një 49-vjeçar. Burime zyrtare nga Policia e Fierit bëjnë të ditur se është prangosur 49-vjeçari Aleksandër Gjeka, banues në fshatin Daullas, të Komunës Qendër të Rrethit Fier. Agjentët e seksionit të luftës kundër krimit ekonomiko-financiar kanë ndaluar Aleksandër Gjekën. Sipas burimeve nga ky seksion, 49-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me mjetin tip "Mercedez Benz", me targa FR 4267 B, në zonën e Marinzës. Ai është ndjekur prej policisë që në orën 20:00 të ditës së enjte për t‘u kapur rreth orës 22:30. Ai është kapur në flagrancë duke ngarkuar me naftë bruto mjetin e tij kamion me cisternë. Nga verifikimet e bëra rezultoi se në cisternën e mjetit kishte 5000 litra naftë bruto, e cila nuk kishte asnjë dokumentacion. Nga informacionet e marra zyrtarisht nga Policia e Fierit mësohet se 49-vjeçari Gjeka dyshohet se ka dhe bashkëpunëtorë.

Ma.Tr.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›