Vjershat e PS-së dhe Padrejtësia
Dy ditë më parë, Partia Socialiste, më e madhja në opozitë, doli publikisht dhe na recitoi edhe njëherë vjershën me titull: "Sali Berisha ka marrë në mbrojtje Fatmir Mediun". Një vjershë e tillë jo vetëm që nuk thotë asgjë të re, por për fat të keq çon ujë në mullirin e interesave të Berishës e të Mediut, për të mbyllur çdo hesap që ata kanë me drejtësinë.
E gjej me vend të kujtoj se, këtë vit, Gjykata e Lartë refuzoi të gjykonte, në mënyrë antikushtetuese, akuzat penale ndaj dy ministrave, që edhe sot janë në detyrë brenda qeverisë "Berisha 2". Që këta ministra dhe Kryeministri do të bënin çmos që gjykimi i këtyre akuzave të dështonte, kjo dihet. Deri më sot nuk kemi dëgjuar ndonjë, që me dëshirën e tij t‘i thotë burgut: "Hapu, se do të hyj vetë". Kështu që, as dy ministrat dhe as Kryeministri nuk pritej të bënin të njëjtën gjë. Fundja, prandaj ka prokurori, hetues e gjykata, për të ndëshkuar njerëzit që shkelin ligjin, pavarësisht dëshirave të tyre. Nëse prokuroria e bëri punën e saj, madje më mirë se asnjëherë tjetër deri më sot, Gjykata (ajo e Larta fare) u rreshtua në shërbim të interesave politike (përtej të majtës e së djathtës), duke shkelur Kushtetutë e ligj për të shpëtuar nga gjykimi dy ministrat.
Pushimi i të dy gjykimeve, pa filluar ende, është çështja me të cilën duhet të merremi, e jo përpjekjet për t‘i shpëtuar gjykimit e drejtësisë që bëjnë të pandehurit-ministra, ashtu si gjithë të pandehurit e rruzullit. Është absurde që të recitosh vjersha pa fund kundër të pandehurve, kur gjykata shkel ligjin. PS, për fat të keq, ende nuk po kupton (ose nuk do ta kuptojë) se shteti ka rënë, sepse ka rënë gjykata dhe e drejta. Është ky problemi që duhet të zgjidhë një parti politike e jo të merret pafundësisht me moralin apo ndërgjegjen e të pandehurve, duke u bërë thirrje këtyre të fundit të hyjnë në burg vetë.
Ǒështë më e keqja, PS iu bashkua korit të vjershëtarëve të sponsorizuar nga qeveria, sipas të cilëve, fajin për mosgjykimin e akuzave e ka prokuroria, që i shërben Partisë Socialiste (të paktën, këtë e artikulon mjaft qartë qeveria). Duke dalë publikisht me kërkesën që "prokuroria të rifillojë çështjen duke rikërkuar hapjen e imunitetit", PS komplekson (nëse nuk e bën me qëllim) prokurorinë në veprimet që ajo duhet të ndërmarrë, për shkak të ligjit. Nëse prokuroria do të ndërmarrë një veprim të tillë, i ligjshëm, i gjithë opinioni do të fillojë të besojë dokrrat e qeverisë për bashkëpunim të prokurorisë me opozitën, duke dëmtuar rëndë jo thjesht imazhin e prokurorisë, por ecurinë e mëtejme të vetë çështjeve në gjykim. Kështu, çështja do të hyjë në hullinë politike që do Berisha dhe ministrat e tij të pandehur, e kështu fillon saga e re e veprimeve që do të çojë në shpëtimin e tyre nga akuzat. Dhe në fund, fajin do ta ketë përsëri Rama, i cili i dha leje ndërtimi Delijorgjit.
Me një diletantizëm juridik e politik, PS i kërkoi edhe Gjykatës së Lartë "të zbardhte sa më shpejt vendimin e saj për pushimin e gjykimit të Gërdecit". T‘i drejtohesh Gjykatës ë Lartë me shprehjen "zbardh vendimin", kur ajo ka shpallur një vendim të paarsyetuar, duke shkelur rëndë Kushtetutën e vendit, ky është kulmi! Ky është kulmi i injorancës, sepse vazhdoj ende të mendoj se nuk e kanë me qëllim. Opozita duhet të ulëriste për këtë shkelje tjetër të Kushtetutës nga gjykata më e lartë e jo të bënte thirrje paqësore për zbardhje vendimesh.
PS kërkoi, në mënyrë naive, t‘i rihiqet imuniteti Fatmir Mediut, duke pretenduar se me këtë do të zgjidhen të gjitha punët e se drejtësia do të vihet në vend. Çështja nuk është më tek imuniteti i Mediut apo te qëndrimi i Berishës, por te gjykata që nuk i gjykon këta njerëz. Sepse bie fjala, edhe sikur Berisha t‘ia heqë imunitetin Mediut, për t‘i bërë qejfin PS-së, në cilën gjykatë do shqyrtohet akuza? Tek ajo që bëri gjithçka për ta mbyllur dosjen pa e gjykuar? Ja se si kjo strategji çon ujë në mullirin e interesave të paligjshme të ministrave të pandehur!
PS nuk mund të vazhdojë të fshihet pas keq-qeverisjes së Berishës dhe krimeve që kjo qeverisje konsumon. Sot kërkohet të vihet gishti në plagën më të madhe që ka gjithë shoqëria, e që quhet Padrejtësi. Është sistemi i drejtësisë që sot ka lënë në baltë shpresën e shqiptarëve për rend ligjor e drejtësi. Qeveritë shkojnë e vijnë, ndoshta edhe rrinë (si kjo e Berishës), por ato nuk mund të jenë alibi për të mbrojtur gjykatës që sillen si harbutë me ligjin dhe të drejtën. Kjo lloj gjykate është problemi real i shqiptarëve, ajo po i rrjep çdo ditë ata që kërkojnë drejtësi. Sjellja e qeverisë së pandehur, që kërkon t‘i shpëtojë gjykimit, është e njëjtë me të çdo pandehuri tjetër në këtë bote, prandaj është e kotë t‘i bësh moral asaj të dorëzohet para drejtësisë, ose mundësisht të hyjë vetë në burg. Me këtë logjikë, PS-së nuk do t‘i mjaftonte minutazhi mediatik, madje as ai politik, sepse do të duhet t‘i bënte thirrje ndërgjegjes të të gjithë të kërkuarve nga drejtësia të hynin vetë në burg. Ndërkohë që sot, shqiptarët duan drejtësi nga sistemi gjyqësor dhe jo nga sistemi i bejteve. Nëse vërtet dëshiron të kontribuojë për drejtësinë, PS duhet të fillojë procedurën e shkarkimit të atyre gjykatësve që shkelën Kushtetutën dhe ligjin, e jo t‘i bëjë thirrje Berishës për vetëdorëzim. Përndryshe, trajtimi i kësaj çështjeje si garniturë mediatike nuk bën gjë tjetër veçse forcon pozitat e paligjshme të të gjithë atyre që kërkojnë t‘i shpëtojnë drejtësisë.