Dy gjyqtaret: Vota jonë kundër Mediut
Dy nga pesë anëtarët e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë që gjykuan çështjen në ngarkim të deputetit Fatmir Mediu, i akuzuar nga Prokuroria e Përgjithshme si një nga shkaktarët e tragjedisë së Gërdecit, janë kundër pushimit të procedimit penal. Evjeni Sinoimeri dhe Evelina Qirjako kanë votuar në favor të prokurorisë për të vazhduar gjykimi i deputetit Fatmir Mediu, pasi mandati i deputetit i fituar në zgjedhjet e fundit nuk e vishte me imunitet të ri. Me një arsyetim të zgjatur, dy gjyqtaret mendojnë se tre gjyqtarët e tjerë kanë vepruar "gabim" teksa e kanë pushuar këtë çështje. Duke u bazuar në ligj, Sinoimeri dhe Qirjako shpjegojnë në vendimin e mëposhtëm arsyet e votës kundër kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediut.
MENDIM
(Mbi qëndrimin në pakicë)
Ne, gjyqtarët e pakicës, Evjeni Sinoimeri dhe Evelina Qirjako, nuk jemi dakord me vendimin e shumicës: Pranë Gjykatës së Lartë Tiranë ishte duke u gjykuar çështja penale në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu, i akuzuar në bazë të nenit 248-25, 70/2 e -25 i Kodit Penal Ushtarak. Sikundër pranon dhe shumica nga aktet e dosjes gjyqësore, rezulton që i pandehuri Fatmir Mediu në momentin e regjistrimit të procedimit penal ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe ministër i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë. Me kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme me vendimin nr. 185 datë 16.06.2008, Kuvendi i Shqipërisë dha autorizimin për procedimin penal të tij. Pas dhënies së autorizimit dhe përfundimit të hetimeve, Prokuroria e Përgjithshme, në zbatim të nenit 141 të Kushtetutës, paraqiti kërkesën për gjykimin e të pandehurit Fatmir Mediu me akuzat e cituara më sipër. Gjatë kohës që gjykimi i çështjes penale në ngarkim të deputetit Fatmir Mediu vazhdonte, sikurse dihet, më 28.06.2009 në Shqipëri u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë dhe ai u rizgjodh deputet edhe për legjislaturën e 18-të të këtij Kuvendi. Nisur nga fakti i mësipërm, shumica vendosi pushimin e çështjes me arsyetimin se:
1. Zgjedhja e të pandehurit si deputet dhe mungesa e një autorizimi për procedim të Kuvendit të ri të Shqipërisë për këtë person, është një nga rrethanat ligjore të parashikuara nga neni 290/1 të KPrP në bazë të së cilit ndjekja penale e filluar nuk mund të vazhdojë. Sipas shumicës, ky ndalim para së gjithash vjen ndesh me nenin 73/2 të Kushtetutës.
2. I pandehuri ka marrë një mandat politik, i cili i ka dhënë një status të caktuar. Element i rëndësishëm i këtij statusi është dhe imuniteti parlamentar, i cili nuk mund të jepet i kufizuar.
Nuk jemi dakord me arsyetimin e mësipërm. Kemi mendimin se interpretimi që i bëhet nenit 73/2 të Kushtetutës nga shumica është një interpretim i tejkaluar, që bie ndesh me vetë frymën e Kushtetutës dhe qëllimin e saj. Në Kushtetutën e Shqipërisë dhe në doktrinën juridike është parashikuar qartë instituti i imunitetit parlamentar dhe ai i mandatit. Mandati në vetvete është forma me të cilën vishet përfaqësimi politik, respektivisht delegohet ushtrimi i pushtetit shtetëror. Imuniteti nuk është gjë tjetër veçse një veshje mbrojtëse që i bëhet mandatit të deputetit për të parandaluar ndjekjen penale nga organi i hetimit pa autorizimin e Kuvendit. Qëllimi i paprekshmërisë penale është pikërisht mënjanimi i mundësive të ndjekjeve arbitrare dhe të pabazuara në ligj, që do të pengonin përfaqësuesin e popullit të kryente misionin e tij për të cilin ai është zgjedhur. Fryma e Kushtetutës nuk është paprekshmëria absolute e deputetit. Paprekshmëria e tij është një shmangie nga parimi i përgjithshëm i barazisë së shtetasve para ligjit, prandaj ajo duhet të zbatohet në mënyrë të kufizuar vetëm për efektin që thamë më lart.
Në rastet kur organi i prokurorisë kërkon nga Kuvendi autorizimin për të ndjekur penalisht një person me imunitet, siç është në rastin konkret deputeti Mediu, detyra e Parlamentit nuk është gjë tjetër veçse të shqyrtojë nëse kjo kërkesë është e përligjur apo jo, sepse në të kundërt do të hynte në kompetencë të organeve të drejtësisë. Kuvendi në këtë rast vetëm çmon nëse ndjekja penale cenon pavarësinë e Parlamentit në përgjithësi dhe të deputetit konkret në veçanti, pra nëse ndjekja sjell pasoja për funksionimin e mirë të Parlamentit, apo mos është vetëm një pretekst për të goditur deputetin apo grupin e tij parlamentar. Ky shqyrtim nga Parlamenti ka karakter thjesht politik, që do të thotë se i siguron liri veprimi drejtësisë pa paragjykuar nëse deputeti është ose jo fajtor.
Në kushtet kur Kuvendi i Shqipërisë e ka dhënë njëherë autorizimin, duke lejuar organin procedues të kryejë procedimin përkatës, presupozohet që e ka ushtruar një kontroll të tillë dhe e ka çmuar të drejtë kërkesën e tij. Për pakicën, kërkesa kushtetuese që i paraqitet Kuvendit për dhënien e autorizimit për procedimin e një kategorie personash, përfshirë edhe deputetët, dhe dhënia në fakt e këtij autorizimi nuk presupozon zhveshjen e personit konkret nga mbrojtja e veçantë që ai gëzon për shkak të imunitetit parlamentar, të cilën e ka fituar me zgjedhjen nga elektorati dhe konfirmimin nga KQZ. Përkundrazi, pas dhënies së autorizimit për procedim, madje dhe pas marrjes së tij si i pandehur, deputeti, ashtu sikurse ndodhi dhe me të pandehurin Fatmir Mediu, vazhdon të ushtrojë funksionet e tij si deputet, duke gëzuar të drejtat dhe garancitë ligjore përfshirë dhe mbrojtjen e posaçme juridiko-penale për veprime të drejtuara kundër tij dhe që përbëjnë vepër penale, pa kufizim, njëlloj si edhe deputetët e tjerë. Autorizimi për procedim i dhënë nga Kuvendi është parakusht për organin procedurës pa të cilin ky i fundit nuk mund të kryejë një numër veprimesh procedurale përfshirë dhe marrjen si të pandehur.
Fakti që i pandehuri Fatmir Mediu u rizgjodh si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, nuk mund të konsiderohet se ka shërbyer për të krijuar një gjendje të re juridiko-kushtetuese për sa i përket imunitetit parlamentar në përgjithësi dhe kuptimit e qëllimit të autorizimit për procedim në veçanti. Ky i pandehur u rizgjodh deputet po i Kuvendit të Shqipërisë, organ ky i cili pavarësisht numrit progresiv të legjislaturave të tij (nga 17 në 18) ishte shprehur tashmë pozitivisht për kërkesën e organit procedues për dhënien e autorizimit për procedim mbi bazën e po atyre fakteve për të cilat ishte duke vazhduar shqyrtimi gjyqësor i kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme.
Sipas mendimit të pakicës, vijimësia e efekteve kushtetuese dhe juridiko-penale të autorizimit të dhënë njëherë nga Kuvendi është rrjedhojë e vijimësisë së veprimtarisë së këtij organi kushtetues, pavarësisht ndarjes në legjislatura dhe ndryshimeve që ndodhin në përbërjen nominale të tij për shkak të zgjedhjeve të reja.
Jemi në kushtet e gjykimit të së njëjtës çështje për të cilën është marrë njëherë autorizimi nga organi i procedurës. Ne pakica mendojmë se dhënia e një autorizimi të ri për të njëjtën çështje është një tejkalim në interpretimin dhe qëllimin e nenit 73 të Kushtetutës. Në këto kushte, jemi dakord me kërkimin që bëri organi i akuzës për vazhdimin e këtij gjykimi. Përveç sa më sipër, nuk e mendojmë të drejtë referimin ligjor të bërë nga shumica në nenin 290 të KPrP. Kjo dispozitë parashikon rastet kur procedimi nuk mund të fillojë, ose në rast se ka filluar duhet të pushojë. Rasti objekt gjykimi nuk përfshihet në asnjë parashikim të kësaj dispozite. Në vendimin e shumicës arsyetohet se Gjykata e Lartë ka mbajtur po të njëjtin qëndrim (ka pushuar çështjen) kur ka gjykuar të pandehurin Azgan Haklaj, mbas marrjes prej tij të mandatit të deputetit. Theksojmë se rrethanat për çështjen e mësipërme nuk janë të njëjta me rrethanat e çështjes objekt gjykimi. Shtetasi Azgan Haklaj u zgjodh deputet për herë të parë pasi ndaj tij kishte filluar procedimi penal, madje pasi ishte vendosur masa e sigurimit arrest në burg dhe ishte marrë si i pandehur. Patjetër që edhe për pakicën, me zgjedhjen e tij si deputet u krijua një rrethanë krejtësisht e re për këtë person, kapërcimi i së cilës pa marrë autorizimin nga Kuvendi do të binte ndesh me ndalimin kategorik të pikës 2 të nenit 73 të Kushtetutës.